• |
ide | kryesore

Video/ Kroacia për brenda ose jashtë: Kombëtarja rikthehet në stërvitje

F1, Sport, Video
kombëtarja


Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë në kampin bazë stërvitor të kuqezinjve në Kaiserau, pas sfidës debutuese me Italinë, që u luajt të shtunën në stadiumin e Dortmundit. Humbja me kampionët e Europës e ka bërë ndeshjen me Kroacinë vendimtare për të shpresuar ende kualifikimin.

Skuadra iu drejtua fushës në orën 12:00 të dielën, me grupin të ndarë në dy pjesë. Lojtarët që ishin titullarë ndaj Italisë kryen stërvitje të lehtë dhe pa ngarkesa, mes palestrës dhe fushës. Ata lojtarët që nuk u aktivizuan ose luajtën pak minuta kanë vijuar stërvitjen me ngarkesë të plotë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë dhe nuk ka probleme fizike. Kuqezinjtë do të vijojnë stërvitjen edhe sot, teksa do të ketë vetëm një seancë stërvitore. Kuqezinjtë do të zbresin në fushën e SportCenter në ora 16:00 dhe seanca do të jetë e hapur 15 minutat e para për mediat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *