• |
ide | kryesore

Dhunë në familje, drøgë dhe në gjendje të dehur në timon, 5 të arrestuar në Tiranë

Lajme, Të fundit
Qarkullonte me armë me vete, arrestohet një person në Durrës (Emri)


Pesë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Një 29-vjeçar u arrestua pasi gjatë një kontrolli fizik, policia i gjeti dhe sekuestroi një sasi të dyshuar narkotike kokainë.

Në pranga ka rënë edhe një 34-vjeçar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij. Një tjetër person u arrestua  pasi ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Policia rrugore arrestoi një 20-vjeçar pasi duke drejtuar automjetin, në Rrugën e Kavajës, ka aksidentuar një 60-vjeçare, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa një 37-vjeçar nga Tirana u ndalua pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *