• |
ide | kryesore

Ç’ndodhi? Arrestohet Travis Scott

Paparazzi, Slider


Travis Scott  është arrestuar në Miami, pasi dyshohet se ka shkelur ligjin në gjendje të dehur. Arrestimi i tij ndodhi në orën 1:45, pas një debati në një jaht.

Në raportin e arrestimit, thuhet se policia u informua për të kontrolluar se ç’po ndodhte në jaht, pasi u pa Scott duke u bërtitur njerëzve që ndodheshin në mjetin e lundrimit. Oficerët u shprehën se folën me reperin dhe mund të ndjenin aromën e rëndë të alkoolit në frymën e tij.

Oficerët u përpoqën që të komunikonin me të, por Travis nuk iu bind urdhrave të tyre, duke u sjellë në mënyrë “të çrregullt”. Në raport thuhet se më vonë, Travis pranoi se kishte konsumuar alkool, me justifikimin se është në Miami.

Përfaqësuesit e reperit që është nominuar 10 herë për çmimin Grammy, bënë një reagim mbi situatën e ndodhur: “Nuk ka pasur asnjë përleshje fizike. Falenderojmë autoritetet që kanë punuar direkt me ne për një zgjidhje të shpejtë dhe miqësore”, u shprehën ata, duke hedhur poshtë pretendimet për një përplasje fizike.

Që nga ngritja e famës, Scott është përballur me disa çështje ligjore gjatë viteve. Ai u arrestua fillimisht me akuzat për sjellje të çrregullt pasi nxiti pjesëmarrësit e koncertit të nxitonin në skenë gjatë setit të tij Lollapalooza në 2015.

Dy vjet më vonë, ai u arrestua përsëri me akuzat për nxitje të trazirave, sjellje të çrregullt dhe rrezikim të mirëqenies së një të mituri pasi inkurajoi fansat t’i bashkoheshin në skenë në një koncert në Arkansas.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *