• |
ide | kryesore

Franca luan sonte kreun e grupit me Holandën, Mbappé provon maskën: në fushë edhe katër skuadra të tjera

F1, Sport
Franca


Një ditë e rëndësishme e Euro 2024, me ndeshje që vendosin hierarkinë e grupit D, por krijojnë një ide të qartë edhe për atë E. Sllovakia dhe Ukraina e nisin në orën 15, pastaj në fushë zbret Polonia e Austria, që kërkojnë pikët për një vend të tretë që mund të bëhet i rëndësishëm. Në mbrëmje pastaj supersfida që vendos kreun e Grupit D, ku Franca do të përballet me Holandën. “Mbappé u stërvit dje dhe sot, kështu që do të shohim. Do të bëjmë gjithçka me stafin mjekësor për ta vënë atë në dispozicion për nesër. Si të gjithë lojtarët edhe ai dëshiron të jetë, pati një dëmtim të rëndë, por më mirë hunda se kavilja apo gjunjët”.

NJERIU ME MASKË

Në prag të ndeshjes ndaj Holandës në Leipzig, vendimtare për kryesimin e grupit D të Euro 2024, trajneri i Francës, Didier Deschamps, shfaqet i sigurt në rikuperimin e sulmuesit të ri të Real Madrid, që u dëmtua në ndeshjen debutuese ndaj ‘Austrisë. Mbappé do të luajë me maskën mbrojtëse dhe e kishte veshur një të tillë me trengjyrëshin francez në seancën e fundit stërvitore.

“Mbappé është më mirë, ne do të vendosim në fund nëse ai mund të luajë. Gjithçka po shkon në drejtimin e duhur pas goditjes që mori dhe pasojave që pati. Gjithçka duket se po evoluon në një drejtim pozitiv, por le të shohim – tha Deschamps në konferencën për shtyp -. Të shpresojmë se do të gjejmë mënyrën të jetë, por nuk jam veçanërisht i shqetësuar”.

Lexo më tejVideo/ Mbappé, me hundë të thyer e me maskë: asnjë operacion për të mos humbur Europianin

Për kundërshtarët e tyre, që ashtu si Franca ka fituar ndeshjen e parë, Deschamps është i qartë: “Hollanda po bën shumë mirë, i mungojnë disa lojtarë, por ende ka një ekip cilësor – tha Deschamps për Sky Sport -. Objektivi ynë dhe i tyre është të përpiqemi të kualifikohemi”.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *