• |
ide | kryesore

Mandati i Xhaçkës, shqyrtohet sot në Gjykatën Kushtetuese padia e PD-së

Lajme, Të fundit


Mbahet sot në orën 10:00 seanca në Gjykatën Kushtetuese ku do të shqyrtohet padia e Partisë Demokratike për mandatin e Olta Xhaçkës. Kuvendi i Shqipërisë vendosi më 11 prill që të rrëzojë kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për të çuar në këtë gjykatë interpretimin e mandatit të saj.

Mazhoranca mbajti për më shumë se një vit në sirtar vendimin për deputeten. Xhaçka mbante detyrën e Ministres së Jashtme në kohën kur Komiteti i Vendimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi. Më pas, përmes një vendimi qeverie hotelit iu dha e drejta e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit. Në janar të vitit 2023, Kushtetuesja duke i dhënë përgjigje një padie të deputetëve të PD-së rrëzoi si antikushtetues vendimin e Kuvendit për të mos dërguar çështjen pranë kësaj gjykate dhe i kërkoi Kuvendit që të vendosë për të kundërtën.

Kushtetuta parashikon që asnjë deputet nuk mund të përfitojë të mira publike dhe se ai humbet mandatin në momentin që Gjykata Kushtetuese del në këtë përfundim. Pas vendimit të Parlamenti, opozita e çoi sërish në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Xhaçkës.


5 Comments

  1. Gjykata e te tredhurve. Deri tani nuk ka guzuar te ngrihet ne nivelin e detyres e te marre asnje vendim kunder qeverise. Sulmojne Berishen se kontrollonte gjyqesorin, por atehere gjykata kushtetuese merrte rregullisht vendime kunder tij

  2. persa kohe ps ka shumice ne kushtetuese nuk pritet ndonje gje realisht….si zakonisht gruaja e bejtjas do votoje kunder shumices and thats all there is to it …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *