• |
ide | kryesore

Ngriti skemë mashtruese me TVSH, Gjykata e Sarandës jep dënimin për Erion Berberin

Lajme, Të fundit


Erion Berberi është dënuar me 6 vite burg. Berberi akuzohet nga Prokuroria e Sarandës për krijimin e skemave mashtruese lidhur me TVSH. 46-vjeçari rezulton person me precedentë penalë, pasi ka qenë i arrestuar edhe në 2015 në Korçë bashkë me disa persona të tjerë, të akuzuar po për mashtrim me TVSH.

Pavarësisht dënimit me 6 vjet heqje lirie, do të pritet vendimi i Apelit që do të vendosë nëse Berberi do të shkojë në qeli.

Çështja e gjykuar në Sarandë i përket procedimit penal nr.39 të vitit 2018 ndaj shtetasve Regan Merdani, Enis Xhaferi, Vjollca Ymeraj, Kreshnik Ymeraj, Fatmir Murati, Dashamir Ymeraj e Erion Berberi. Çështja ndaj këtij të fundit u gjykua e ndarë, ndërkohë që procesi vazhdon për të tjerët.

Ajo që bie në sy, është përfshirja edhe e Regan Merdanit, 33-vjeçari nga Fieri i dënuar nga SPAK për inceneratorin e Fierit. Merdani është marrë nën akuzë në cilësinë e administratorit të shoqërisë “SG Logistic” sh.p.k.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *