• |
ide | kryesore

Ndërtimet pa leje në Sarandë, lirohen 11 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e ndaluar të IKMT dhe ASHK

Lajme, Të fundit



Gjykata e Sarandës ka liruar 11 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e ndaluar të IKMT dhe ASHK, të akuzuar për shpërdorim detyre për ndërtimet pa leje të ndodhura në zonë. Dy punonjësit inxhinierë hartografë pranë ASHK Sarandë përkatësisht Ermen Stroka dhe Erald Lika janë lënë në arrest shtëpie.

Ndërsa tre inspektorët e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Sarandës përkatësisht shtetasit Viktor Qesari, Tonin Simoni dhe Oltion Durmishti; dy specialist/inspektorët në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë, Denis Balili e Manushaqe Saliko dhe Ina Papa me detyrë specialiste pranë ASHK janë lënë nën masën detyrim paraqitje.

Personat e ndaluar dhe ata në kërkim akuzohen se kanë lejuar në shkelje të ligjit ndërtimin  pranë vijës bregdetare në qytetin e Sarandës të një objekti 7 katësh pa leje ndërtimi dhe në vijim, kanë proceduar me legalizimin e këtij objekti.

Që prej marsit të vitit 2022 në Sarandë janë ndaluar për shkelje të ndryshme të lidhura me pronat më shumë se 25 zyrtarë lokalë ndërsa zyrtarisht është pranuar se situata hartografike në bregdet është kaotike dhe më shumë se 80% e pronave kanë probleme me dokumentacionin.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *