• |
ide | kryesore

Prerje e paligjshme pyjesh dhe ndërtime pa leje, procedohen penalisht 4 persona në Dibër

Lajme, Të fundit



Katër persona në Dibër janë proceduar penalisht për prerje të kundërligjshme të pyjeve dhe ndërtim pa leje.

Nën hetim është vënë  A.C., 36 vjeç, banues në Zall-Bastar dhe P.Gj., 32 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u kapën teksa transportonin me automjetet e tyre, dru për zjarr, të cilët ishin prerë në kundërshtim me ligjin. Sasia e druve dhe automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u vunë nën hetim  V.I., 65 vjeç; B.T., 64 vjeç, banues në Dibër, pasi u konstatuan duke kryer punime për ndërtimin e dy objekteve, pa u pajisur me lejen e organeve përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *