• |
ide | kryesore

Argita në krye të PD? Berisha: Askush nuk mund të përdorë trashëgiminë familiare

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha


Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka komentuar lajmet që qarkullojnë se vajza e tij, Argita Malltezi mund të drejtojë në të ardhmen partinë. Në një intervistë për gazetarin Martin Kiri të AlbUK TV, Berisha u shpreh se askush nuk mund të përdorë trashëgiminë familjare. Më tej ai shtoi se nëse fëmijët e tij do të kenë synim të marrin drejtimin e PD, ato duhet që t’u nënshtrohen proceseve të votimit brenda partisë.

“Nuk mund të përdorin trashëgiminë familjare. Nëse kanë dëshirë të ndjekin hierarkinë dhe ngjitjen në PD duhet t’u nënshtrohen proceseve demokratike për votimin brenda PD si gjithë të tjerët”, – tha ai.

Berisha u pyet edhe për Lulzim Bashën duke u shprehur se dera është e hapur për deputetët e tjerë, por për Bashën, kjo derë është e mbyllur. Berisha e quajti Bashën si personi përgjegjës që ndihmoi mazhorancën të instalojë sipas tij narkodiktaturën në vend.

“Ka deputetë që po kthehen dera është e hapur. Basha i ka mbyllur vetes çdo derë veç asaj të banesës së turpit. Ai është një nga përgjegjësit për të gjithë procesin e instalimit të narkodiktaturës nga Rama sepse i hapi rrugën të veprojë në këtë mënyrë. Deputetët e tjerë e kanë derën e hapur”, – tha Berisha. /LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *