• |
ide | kryesore

Berisha flet për krijimin e një opozite të bashkuar

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha


Kreu i opozitës Sali Berisha u shpreh se duhet të bëhet gjithçka për të mirëpritur në shtëpinë e tyre të gjithë ata demokrate dhe demokratë që e ndjejnë veten të tillë dhe duan të bashkohen me PD-në.

Me një mesazh në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, e cila po zhvillohet në selinë e kësaj partie, Berisha tha se asnjë nga ne nuk duhet të shikojë vëngër apo me skepticizëm ata që duan të bashkohen me ne.

“Armiku ynë i përbashkët është Edi Rama. PD ka nevojë jo vetëm të bashkohet me të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e saj, por ka nevojë të bashkohet më shumë se kurrë, me të gjithë spektrin opozitar”, tha Berisha.

Ai u shpreh se një front i gjerë dhe i bashkuar opozitar është i një rëndësie vendimtare. Berisha tha se Edi Rama është në pushtet, dhunon çdo ligj e Kushtetutë të këtij vendi, edhe për faktin se ne e lejojmë atë.

Berisha tha se regjimi i Edi Ramës duhet luftuar nga të gjithë shqiptarët, duke shtuar se të tre drejtuesit e partive opozitare janë në hetim nga SPAK. Ai tha se skandalet e kësaj qeverie nuk kanë të ndalur, ndërsa shtroi pyetjen: ku jemi ne, cila është detyra jonë?

“Detyra jonë është një dhe vetëm një, krijimi i Qeverisë teknike dhe shpëtimi i vendit nga ky regjim”, tha Berisha. Sipas tij, Qeveria teknike krijohet në mënyrën më të pashmangshme se Edi Rama nuk ka më legjitimitet, ai dëshmoi në zgjedhjet e 14 majit se është i gatshëm të shkelë çdo ligj, normë, moral dhe Kushtetutë.

“Ai qëndron në pushtet për shkak të dobësisë së opozitës, ndaj ne duhet t’ia bëjmë të qartë mbështetësve tanë”, tha Berisha.


5 Comments

  1. Rama qëndron në pushtet prej Sali Berishës. Sa keq që shumica e shqiptarëve ndjekin verbërisht ose njërin ose tjetrin. Është si të zgjedhësh midis humnerës dhe greminës.

  2. Me non graten nuk ka bashkim te popullit opozitare, me te ka vetem berishiste si pasardhes te denje te enveristeve.

  3. Po mire Sala eshte nongrata,i koruptuar ,maskara ,vrases e cfare te doni ju me shume se kaq e nuk duhet votuar,por Rama qe Po i kthen themelet permbys ketij vendi a duhet votuar? Sa parti te reja jane krijuar qe nga 1992 e pas nje kohe te shkurter kane mbyllur dyqanin se ne shqiptaret i a kemi dhene besen Partise se xhaxhit,PkSh se 1941 .Pse nuk i votoni te rinj te,te pa koruptuarit por del i gjati me dajre e hidhen mileti si majmunet te kercejne pas ritmit.Embani mend ate “ intelektuale” beratase kur doli Lsi ne skene? Nuk duam buke,drita e uje ,vetem ju mos te ndaheni- ishte thirrja e saj drejtuar Nanos e Metes. Cdo popullit ka per qeverisje ate qe e meriton.Eshte nje shprehje nese me genjen njehere eshte faji yt,nese me genjen dy here eshte faji im.Ne na genjejne 1 mije here e prape i votojme kryhajdutet e maskarenjte

  4. Para disa vitesh ka qene nje parulle qelbesira bashkohuni e sot kemi nje kryeqelbesire per kryeminister, Berisha po huazon te njejten parulle, qe ai, si babai i qelbesirave te behet kryeminister.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *