• |
ide | kryesore

“Hawk Tuah dhe pështy mbi atë gjënë”/ Vajza që ka marrosur rrjetet sociale (VIDEO)

Arkiva, Lapsi Leaks
Hawk tuah


Ditët e fundit, mediat sociale janë pushtuar nga intervista në rrugë e një vajze të re e cila bën një lëvizje të veçantë seksuale të preferuar prej saj. Videoja u postua fillimisht nga dyshja e krijuesve “Tim dhe Dee TV” më 11 qershor. Pyetja që i bëhet vajzës së re, të quajtur Hailey ishte se “çfarë lëvizje në shtrat e bën një mashkull të çmendet çdo herë?” Përgjigja e saj ishte e papritur: “Duhet t’u bëni atyre atë gjënë “Hawk tuah” thotë ajo dhe “të pështyni mbi atë gjënë” duke bërë edhe zhurmën e pështymës. “Hawk tuah” ka si synim të imitojë tingujt e pështymës, dhe… ju e kuptoni vetë se për çfarë bëhet fjalë…

Klipi, i filmuar në Nashville, është ripërpunuar, rikrijuar dhe diskutuar aq shumë në internet, sa që Hailey tashmë quhet “Vajza Hawk Tuah”. Ajo ka krijuar menjëherë linjën e saj të mallrave. Menjëherë u publikua dhe lajmi se pas intervistës e pushuan nga puna. Në fillim të kësaj jave, teksa video po bënte xhiron e saj në internet, një faqe e quajtur “Tippah County Tribune” bëri një postim me shaka se gruaja ishte pushuar nga puna si edukatore parashkollore në “Epstein Day School”.

Ky lajm mund të ketë qenë i rremë, por ka shumë gjëra që janë të vërteta. “Hawk Tuah” është kthyer tashmë në modë. Autorët e intervistës së Hailey bashkëpunuan me të dhe një tregtar lokal për të shitur veshje me firmën e saj.

Një nga artikujt më viralë në shitje është një kapele që lexon “Hawk Tuah ’24” sikur të ishte bërë për një fushatë politike dhe secila prej këtyre fjalëve ishte kandidate për Presidente apo Zv.Presidente. Slogani i fushatës është padyshim, “Pështy mbi atë gjënë”. Kapelet kushtojnë 40 dollarë nëse firmosen ose 30 dollarë nëse janë pa nënshkrim.

Klipi origjinal me “Vajzën Hawk Tuah” është pjesë e një videoje më të gjatë të postuar nga “Tim & Dee TV” që paraqet intervista me njerëz të ndryshëm gjatë një nate në “Broadway Street” në Nashville në fillim të këtij muaji. Gjatë intervistës, vajzës i kërkohet t’i “dërgojë një mesazh të dashurit të saj të fundit”, të cilit ajo i përgjigjet: “Të dua, pookie, përgjithmonë! ©LAPSI.al


3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *