• |
ide | kryesore

U turpërua me Shqipërinë, Panucci nis nga teoritë: “Rritja e dëmtimeve në futboll nga rrjetet sociale”

Sport
Panucci


Rritja e dëmtimeve në botën e futbollit dhe përdorimi i rrjeteve sociale. Sipas ish-teknikut që dështoi keq në krye të Shqipërisë, Christian Panucci, ka një korrelacion mes të dyjave. Një koncept që ish-futbollisti e shprehu në Hoëden Talk, duke folur mbi rreziqet për sportistët, në eventin e organizuar në Cervia. Teoria e tij bazohet në faktin se fyerjet dhe mesazhet e marra mund të kenë efekte negative në mendjen e lojtarëve.

Panucci: “Dëmtime nga negativiteti, për një ndeshje të luajtur keq”

Siç raporton TuttoSport, ja deklaratat e Panucci për këtë temë: “Ka një aspekt psikologjik për t’u marrë në considerate. Sot për një futbollist një paraqitje e keqe do të thotë të marrësh qindra mesazhe dhe ofendime që mbeten në kokë. Le të mendojmë për të gjorin Di Lorenzo, lojtar i shkëlqyer. Sa mesazhe mund të ketë marrë pas disfatës kundër Spanjës në Kampionatin Evropian. Rrezikohen dëmtime për shkak të stresit, për shkak të negativitetit, për shkak të një ndeshjeje të luajtur keq. Futesh në fushë me muskujt kaq të tendosur për shkak të ngarkesës emotive, sa rrezikon të dëmtohesh”.

Lexo më tej: Festoi me flamurin e Lazios me figurën e miut, ish-trajneri i Shqipërisë Panucci: “Nuk do ta kisha bërë kurrë”

“Në kohën time kishte pak, tani ndodh se ka ndryshuar futbolli”

Panucci më pas e zgjeroi diskutimin: “Nuk është çështja te numri i ndeshjeve të luajtura në një sezon, të cilat nuk janë shumë më tepër se ato që bënim ne. Puna është se ne në verë përgatisnim muskujt për faktin që, duke luajtur kampionatin dhe Champions, nuk mund të stërviteshim më. Nëse nuk merrnim karburant me punën e verës, rrezikon më shumë. Sot gjatë përgatitjes, shkon të luash vërdallë miqësore që pas një jave. Nëse shohim ndeshjet, të gjithë lojtarët pësojnë ngërçe. Në kohën time i kishin pak dhe tani po ndodh pikërisht sepse futbolli ka ndryshuar”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *