• |
ide | kryesore

Festoi me flamurin e Lazios me figurën e miut, ish-trajneri i Shqipërisë Panucci: “Nuk do ta kisha bërë kurrë”

F1, Sport, Video
panucci



Gjesti i mbrojtësit të Romës Gianluca Mancini për të valëvitur flamurin e Lazios me miun si figurë, pas fitores në derbi, ndezi shumë polemika. Prokuroria e FIGC hapi një hetim për italo-brazilianin dhe gjithashtu gjesti i tij shkaktoi shumë diskutime në studion e Pressing, ku ish-mbrojtësi verdhekuq, Christian Panucci, nuk hezitoi të dënonte provokimin e autorit të golit.

Ish-tekniku i Shqipërisë, Panucci, që ka luajtur shumë ndeshje derbi në karrierën e tij, duke përfshirë edhe atë të kryeqytetit, ka qenë i ashpër, por edhe është munduar të shpjegojë çfarë ndodh në këto raste: “Derbi i Romës është i ndryshëm nga të gjitha ndeshjet e tjera – shpjegoi ish-mbrojtësi -. Është derbi i talljes, lojtarët vijnë aq të emocionuar sa, kur pastaj je në fushë, ti transformohesh. Nuk do kisha bërë kurrë një gjest të tillë, pikërisht për kulturën time. Kam 25 vjet që jetoj në Romë dhe asnjëherë nuk jam tallur me lacialët. Por ky është derbi i Romës, është si Boca-River Plate, nuk i sheh diku tjetër, por kjo është Roma”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *