• |
ide | kryesore

I vuri zjarrin një sipërfaqe me ullinj në Delvinë, prangoset 56-vjeçari

Lajme, Të fundit


Një 56-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se ditën e djeshme, i vuri zjarrin një sipërfaqe toke me 2300 pemë ullinj,në fshatin Vllahat, Delvinë.

“Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të grumbulluara nga Komisariati i Policisë Delvinë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Q., 56 vjeç, banues në Delvinë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Sarandës për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.”, njofton policia.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *