• |
ide | kryesore

Asfiksohet nga rrjedhja e gazit në një hotel në Maliq, ndërron jetë 56-vjeçari

Lajme, Të fundit
Fushë, ambulancë, Aksident



Një 56-vjeçar nga Tirana është asfiksuar nga gazi dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një hotel në Maliq.

“Mëngjesin e sotëm, në një hotel në qytetin e Maliqit, dyshohet se për shkak të rrjedhjes të gazit nga bombola për ngrohjen e dhomës ku ishin akomoduar, janë asfiksuar shtetasi B. T., 56 vjeç dhe shtetasja E. N., 49 vjeçe, banues në Tiranë. Të dy shtetasit u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës, ku 56-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa shtetasja E. N. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton  policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *