• |
ide | kryesore

Asfiksohen punonjës të një kompanie koreane në Fier

Arkiva, Lajme, Të fundit
koreane



Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Fierit. Mediat raportojnë për disa punonjës të asfiksuar nga lëndë kimike në një kompani të huaj. Bëhet fjalë për kompaninë koreane “YURA”.

Në ambientet e saj kanë shkuar forca policie dhe 3 autoambulanca. Sipas të njëjtave burime dyshohet se punonjësit janë asfiksuar gjatë procesit të punës që kryhen brenda saj. Raportohet se kjo kompani operon në sektorin e pajisjeve elektrike për automjetet, aktivitet që e ushtron prej 5 vitesh.

“Rreth orës 20:30, disa punonjëse të një kompanie për prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

7 prej tyre kanë marrë ndihmën e parë në ambientet e kompanisë, dhe janë larguar në banesë, ndërsa njëra prej tyre vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë.

Lajm në përditësim… ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *