• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Krujë, humb jetën 56-vjeçari

Lajme, Të fundit
Aksident në aksin Bilisht-Kapshticë, ka të plagosur



Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Tapizë, Krujë. Një 22-vjeçare, e cila drejtonte një automjetin tip “Fiat”, ka përplasur për vdekje një 56-vjeçar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në datë 07.11.2023, rreth orës 22:35, në Tapizë, shtetasja E. T., 22 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar shtetasin B. Xh., 56 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i 22-vjeçares dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *