• |
ide | kryesore

Pas vrasjes së Bejtjes, policia dhe FNSH kontrolle në Krujë

Lajme, Të fundit



Pasditen e së premtes u ekzekutua brenda banesës së tij, Gentian Bejtja, ish-efektivi i policisë së burgjeve, që i kishte shpëtuar 3 atentateve të mëparshme. Bejtja u qëllua me breshëri nga të paktën 3 armë zjarri automatike. Në kohën e atentatit ai ndodhej në një mjedis brenda rrethimit të banesës së tij në fshatin Larushk në Fushë Krujë.

Policia ka marrë në pyetje disa persona lidhur me ngjarjen, ndërsa vijojnë hetimet. Ndërkohë pak më shumë se 24 orë nga vrasja e Bejtjas në Krujë kanë zbarkuar forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Sipas raportimeve, FNSH është në mbështetje të policisë lokale, për parandalimin e ngjarjeve kriminale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *