• |
ide | kryesore

FNSH dhe “Shqiponjat” blindojnë Fushë Krujën, kontrolle dhe postblloqe në zonë

Arkiva, Lajme, Të fundit
shqiponja



Forca të Ndëryrjes së Shpejtë dhe forcave “Shqiponja” kanë blinduar mbrëmjen e sotme Fushë Krujën.

Burime nga mediat thonë se këto forca po zhvillojnë kontrolle të shumta.

Synimi është kapja e autorëve që kryen atentatin mafioz 5 ditë më parë duke ekzekutuar Gentjan Bejtjan, një emër i njohur i krimit të organizuar.

Mësohet se postblloqe policie të mbështetura nga forcat speciale janë vendosur në akset rrugore që përshkojnë qytetin.

Në qarkullim janë edhe disa grupe të lëvizshme të forcave Shqiponja dhe FNSH.

Këto të fundit raportohet se janë caktuar të patrullojnë të gjitha rrugët dytësore dhe rurale duke kryer kontrolle të befasishme në mjetet e cilësuara si të dyshimta. /LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *