• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Delvinë/ Makina përplas 58-vjeçaren, humb jetën në spital

Lajme, Të fundit
Mamurras, virozat, tërmeti



Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Delvinë. Një automjet ka aksidentuar punonjësen e pastrim-gjelbërimit në bashki, në orët e para të mëngjesit. Sh. H., 58 vjeç u transportua në gjendje të rëndë në urgjencën e Sarandës, por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra, pasi kishte pësuar dëmtime të mëdha në kokë dhe në këmbë.

Burime bëjnë me dije se 58-vjeçarja u godit nga makina sapo kishte dalë nga banesa e saj. Ndërkohë është shoqëruar në polici shoferi me iniciale M. R. 30 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *