• |
ide | kryesore

Ismaili iku, ne na mbetet Kadareja

1, Arkiva, Ide
andi bushati


Ikja nga kjo botë e Ismail Kadaresë do të provojë, ndofta për të kush e di të sa disatën herë, se fundi i përditshmërisë së jetës reale është sakrifica e detyrueshme që shkrimtarët e mëdhej të hyjnë në panteonin e zgjedhur të një kombi. Çlirimi nga pesha e trupit, fundi i takimit për kafe me njerëz të zakonshëm, lënia pas e obligimit për të reaguar për gjëra nganjëherë të vogla, i shpëton ata nga një mallkim i pashmangshëm: gjykimi i bashkëkohësve.

Kështu ka ndodhur edhe me Ismailin. Madje në dy kohë.

Në atë të regjimit të Enver Hoxhës, ku ndonëse i shpëtuar disa herë nga vetë lideri komunist, ai mbeti shkrimtari i dyshuar, i survejuari nga sigurimi, shpesh i ndaluar, njeriu që arriti të shpëtojë lëkurën pasi ngriti me “Dimrin e madh”, të vetmin portret të udhëheqësit që i’a doli të fitojë famë dhe në perëndim.

Në periudhën tjetër, atë post komuniste, ky u konsiderua mëkati i tij. Shumëkush nuk i fali as “Dimrin…”. as “Shqiponjat fluturojnë lart”, as të qenit deputet, as pranimin e postit të numrit 2 pas Nexhmije Hoxhës, e aq më pak përdorimin e organeve të represionit për zgjidhjen e halleve të veta familjare.

Sa ishte gjallë, Ismaili ka qenë gjithnjë në mes, ose i adhuruar ose i anatemuar. I detyrueshëm për tu mësuar përmendësh nga nxënësit e shkollave, për talentin me të cilin i thurte vargje partisë, por i parë me frikë nga aparatçikët dhe censorët, për dykuptimësinë e veprës së tij. I duartrokitur nga disa, kur lexohej “Përse mendohen këto male” dhe i parë me shpresë nga të tjerë për zbërthimin që i bënte tek “Pallati i ëndrave”, aparatit kafkian të Komitetit Qëndror. Për të parët qe thjeshtë rripi më i talentuar i transmisionit të propagandës së regjimit, për të dytët i vetmi që arrinte të zbërthente publikisht absurditetin e tij.

Si student i letërsisë në vitet ’80 e mbaj mend se si prisnim të lexonim me lupë gjithçka të re që nxirrte nga dora, për ta parë alegorinë, kritikën, atë që s’guxonte ta bënte askush tjetër. Për ne, në atë kohë, ai ngjante si një rreze shprese, si i vetmi vegim i një bote më perendimore dhe disi më të lirë. Por ama, nga ana tjetër, sot i kuptoj të gjithë kritikët e tij që nga pozita idealiste i kërkojnë se mund të kish bërë shumë më tepër. Qoftë edhe pa u rebeluar, të paktën të heshte me përbuzje si Lasgushi.

Kjo kontradiktë e shoqëroi fort Ismailin në tre dekadat e fundit të jetës së tij. Ai vetë, si njeri, bëri gabimin e madh se tentoi fillimisht të justifikohej para turmave. Arriti deri sa të pretendonte se me “Dimrin e madh” i kishte orfuar një maske diktatorit me shpresën se ky do të zbutej duke i ngjarë personazhit letrar të romanit. Me dy esetë e para që shkroi në vitin ’91, nga egzili parizian, u mundua ti veshë vetes rolin e një kundërshtari të regjimit që nuk mund të përtypej kollaj.

Vetëm vite më pas, kur i gjendur në një nga fortunat e zakonshme që ngriheshin kundër tij, vendosi të japë një intervistë në “Opinion”, foli troç: “Nuk kam qene kurrë disident”, tha duke shtuar me arrogancën e dikujt që ka sigurinë e talentit të vet: “nuk jam i detyruar ti jap llogari shitësit të lagjes për veprat e mia, ato janë aty….le ti lexojnë”.

Kjo qe linja përfundimtare që mbajti në daljet publike deri sa këto tre katër vite vendosi të heshtë, pothuajse plotësisht, sikur po përgatiste, që në të gjallë, kohën e vet të përjetësisë.

Sot, në 1 korrik dhe adhuruesit edhe kriitikët e tij, mësuan se Ismaili iku. Ne të gjithëve bashkë tani na mbetet Kadareja. Jo personi, por shkrimtari. Jo aktiviteti njerëzor, por vepra. Ajo e talentit padiskutueshmërisht më të madh që ka pasur gjuha e shkruar shqipe. Ajo e shkrimtarit me më shumë çmime dhe botime ndërkombëtare. Ajo e magjisë së “Kronikë në gur”. Ajo e zejtarit që na ka lënë trashëgim sa e sa neologjizma të shqipes.

Nga sot e tutje këto do të jenë të vetmet njësi matëse për Kadarenë. Ashtu siç Sartri nuk mbahet mend për numrin vizitave në Moskë, apo Gabriel Garsia Markezi për takimet e pafundme me Fidel Kastron edhe nga Kadareja do të mbetet esencialja: letërsia e tij. Duke thënë lamtumirë, paradoksalisht, ai e lehtësoi këtë proces.

©Lapsi.al


22 Comments

  1. KRESHIK SPAHIU PO FUT LLAPËN NE BYTH KAR BOLËS BOLINOS-KURSË KADRI YMER KELLIRA PP JUA FUT KARIN NË BYTH EDHE KRESHNIKUT DHE BOLËS BOLINO thotë:

    KADRI YMER KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH
    -KRESHNIK SOAHIUT
    MIL ZEKES
    KOL KYÇIT SALLAKS
    MUT VELIUT
    KAR BOLËS BOLINO
    DENIS MINGËS
    FRRYK ÇYPIT
    DRITAN HALË-d
    OLSI RAMËS

    1. De mortuis nihil nisi verum
      Nga Salvatore Dodda – 17:26, 02/07/2024

      “De mortuis nihil nisi bonum” – “Për të vdekurin [mos fol] asgjë tjetër përpos se mirë”. Kjo shprehje e njohur latine më ka tingëlluar gjithmonë e dyshimtë. Jo për shkak analize a qasjeje metafizike, por për shkak të kapjes pas fakteve konkrete.

      E si mund të flitet mirë për Neronin, që dogji gjysmën e Romës për një tekë poetike? Si mund të flitet mirë për neronët modernë si Hitleri, për Stalini, Enver Hoxha? A mundet vallë që krimet e tyre të anashkalohen, të fshihen, të harrohen, apo të falen e përdëllehen thjesht sepse ata janë të vdekur? A mundet vdekja e tyre natyrore të perceptohet si një lloj shpagimi? Apo më keq e për dreq, a mundet vdekja – natyrore apo e dhunshme qoftë – të transsubstancializojë të keqen në të mirë, njëlloj siç transsubstancializon trupin në pluhur?

      A mundet vallë vdekja të lajë dhe të pastrojë krimet që i vdekuri kreu në të gjallë, siç tingëllon ajo shprehja që e dëgjojmë rëndom, sipas të cilës “vdekja lan/shlyen gjithçka”? Pyetjet mund të shtrohen edhe më gjerë; a është e drejtë të ndryshohet narrativa historike dhe të cenohet integriteti historik për hir të respektimit të një tradite kulturore që kërkon të mos flasim keq për të vdekurin? Asesi!

      Kjo “mirësi” përtej çdo mirësie, apo “përdëllesë” përtej çdo përdëllimi nuk mund të përligjë anashkalimin e të vërtetave që i brendashkruhen të vdekurit, njëlloj siç nuk frenon dhe shmang, përkundrazi, nxit dhe i hap rrugë të lirë rrezikut të përsëritjes së krimeve të përbindshme të kryera nga i vdekuri. Që do të thotë, thjesht dhe qartë, se shpërfytyrimi i historisë në emër të teorive dhe ndjesive përdëllimtare është një manovër e rrezikshme, njëlloj siç është i tillë edhe shpërfytyrimi dhe mitemizimi i saj në emër të interesave dhe ideologjive të caktuara.

      Për të vdekurin nuk duhet të flasim “nihil nisi bonum”, por “nihil nisi verum” – “asgjë tjetër përpos se të vërtetën”. Dhe të thuash për të vdekurin asgjë tjetër përpos se të vërtetën do të thotë, më së pari fare, të mos shpifësh për të, të mos i brendashkruash atij gjëra të pavërteta, cilësi që i vdekuri nuk i kishte, apo gjëra apo vepra që nuk i ka bërë. Dhe mos harroni kurrë një herë: shpifje nuk është domosdoshmërisht dhe pashmangshëm vetëm në rastet kur i brendashkruajmë tjetrit cilësi të këqija që nuk i kishte apo veprime të këqija që nuk i ka bërë; shpifje është edhe në rastet kur i brendashkruajmë tjetrit cilësi të mira që nuk i kishte apo veprime të mira që nuk i ka bërë.

      “De mortuis nihil nisi verum” – “Për të vdekurin [mos fol] asgjë tjetër përpos se të vërtetën” – një parim ky, që vlen edhe në rastin e Ismail Kadaresë, që edhe me vdekjen e tij arriti të tregojë dhe dëshmojë edhe një herë të qenit “un écrivain normal dans un pays dément” – “një shkrimtar normal në një vend të shkaramendur” – siç e portretizoi veten në të gjallë të tij në “Bisedë me Alain Bosquet” (Fayard 1995, f. 198). Dhe këtu nuk kam parasysh vetëm reagimin hyjnizues psikotik, hipokrit e qesharak deri në dhembje të Elisa Spiropalit – ajo që e bëri Cervantes-in shqiptar; as reagimin mjeran me institucione morale të Akademisë së Shkencave – Smilli me siguri po ngërdheshet ende pa hyrë në dhè, por edhe reagimet plot urrejtje e mllef të jo pak njerëzve që nuk e përtypën dot konformizmin e tij ndaj dhe përballë Pushtetit, qoftë gjatë, qoftë edhe pas diktaturës enveriste, siç ishte rasti i konformizmit ndaj dhe përballë diktaturës soroisto-ramiste rreth çështjes së shndërrimit të vendit në kamp refugjatësh, apo letra dukshëm patetike drejtuar soroistes Vlahutin në emër të popullit shqiptar, pa patur tagër, dhe pa qenë kurrsesi përfaqësues i ndërgjegjes kombëtare etj.

      “De mortuis nihil nisi verum” – “Për të vdekurin [mos fol] asgjë tjetër përpos se të vërtetën”.

  2. FATOS LUBONJA DHE BEN BLUSHI E TALLIN KEQ KADRI YMER KELLIREN TE CILIT I MBANE GOJA ERE MUTI DHE NUK I OFROHET AFER NE KETE PLANET thotë:

    KADRI YMER KELLIRA DHE KRESHNIK SPAHIU TE FRUSTERUAR PA E FUTUR KARIN NE PIDH ME VITE TE TERA E SHIKOJNE FOTOT E ZENI TE BABIT ME ARMINA MEVLANIN DHE ULURASIN SI ZAGARET DUKE E SHARE SALI BERISHEN HAHA

  3. Shkrimtari më i madh shqiptar i Realizmit Socialist, pasi u ndaluan dhe u persekutuan shkrimtarët e tjerë jo të Realizmit Socialist!

  4. Artikull i shkruar shume bukur. Ben mire qe shkruan per Kadarene, Bushat, dikush duhet t’i kundervihet presionit te anonimitetit prapa tastierave.
    Per ne shqiptaret ishte fat qe e kishim Kadarene.

    P.S. 10 me yll per titullin.

  5. “Ku ti kerkoj rrenjet e tua Parti” – pyeti njehere Malua Komandantin legjendare…tani ka rastin prape ta takoje dhe bashke me te te kerkoje rrenjet. Nje nga mbeturinat e parafundit qe prodhoi kumunizmi tipik shqiptare…

  6. KADRI YMËR KELLIRA DUKE JA FUT LLAPËN NE BYTH ISMAIL KADARËSE PASI YMERIT I MBANË GOJA ERË MUTI E TRONDITI ISMAILIN DHE E MBYTI NË VEND KADARENË thotë:

    KADRI YMËR KUR E KENI FUTUR KARIN NË PIDH PËR HERE TE FUNDIT-
    -KADRI YMER PO SI NUK TE VJEN TURPE ASHTU SI TE MBANE GOJA ËRE MUTI DHE PO TALLIN KËQ ANDI BUSHATI ARMAND SHKULLAKU SALI BERISHA ANDI BEJTJA ENTON ABILEAKA DHE FATOS LUBONJA

  7. Analiza më e mirë dhe realiste qe mund ti bëhej shkrimtarit dhe njeriut Ismail Kadare. E hidhur apo e embël.
    Bravo Andi

  8. -Shkrim i luhatur ashtu sikunder dhe anija e Kadares. Ai nuk u be prononcua ne syt e popullit, dhe nuk mendoj per popullin me veprat e tija. Ishte i Partis dhe jo i popullit qe i lexonte veprat e tija. Kam pershtypjen qe me shume keni ndihmuar Z Bushati Ju, se sa Ai gjat kohes demokracis.

  9. Berisha thotë se këto janë gjykatat e korruptuara të Edi Ramës, vetë Berisha thotë që këto janë organizatat kriminale të Edi Ramës.

    Pyetja është se këto bandat e Edi Ramës, pse ia dhanë vulën Sali Berishës? Dikush mund të thotë që i takonte, por pse gjykata Britanike nuk ia jep të drejtën Berishës, pse gjykata e Parisit nuk ia jep të drejtën Berishës, pse gjykata e Uashingtonit nuk ia jep për Gërdecin të drejtën familjes Berisha?

  10. ANDI BUSHATI I TALL KEQ KADRI YMËR KELLIRËN DHE KRESHNIK SPAHIUN thotë:

    HAHA HAHA KADRI YMËR IK FUTJA KARIN NË BYTH KRESHNIK SPAHIUT DHE DENIS MINGËS E MOS SHKRUAJ KETU TE LAPSI

  11. Në 12.7.1994, me dekretin nr.885, presidenti i Shqiperise, Sali Berisha, dekretoi këtë ligj, që detyron të gjitha institucionet shtetërore, publike, akademike, etj, që ta përkujtojnë dhe ta nderojnë këtë ditë.

    Sali Berisha ndejti 5 vjet president dhe 8 vjet kryeministër i Shqipërisë dhe nuk u kujtua asnjëherë për ligjin, që kishte dekretuar vetë, nuk e zuri asnjëherë me gojë as “Ditën e genocidit grek kundër shqiptarëve të Çamërisë” dhe nuk i përmendi kurrë fjalët Çamëri ose çeshtja çame gjatë qeverisjes së tij 13 vjeçare.

  12. ANDI BUSHATI E TALL KEQ YMËR KELLIRËN DHE E PYETE YMERIN ? KADRI I KUJT ESHTË GREG KRISTAQ RAMA?! thotë:

    KADRI YMËR IK FUTJA KARIN NË BYTH KRESHNIK SPAHIUT E MOS SHKRUAJ KËTU

  13. Artist i fjales, artikullues i mendimeve te shokeve. Njeri me shume dhunti, por edhe perfitues i politikave te Shqiperise.

    Ne Shqiperine bashkekohore duhet te jesh B.B., T.U. ose R.P. qe ta kesh xhepin plot me leke per te marre ndonje cmim si ai cmimi koti ne letra nga Bashkimi Evropian, qe del nga juria shqiptare (pasi BE thote sivjet cmimi do t’i jepet nje shqiptari kurse vitin tjeter nje finlandezi, etj.), ku pese juristet kane nje fature ne mendje perpara se te ta leshojne cmimin e Bashkimit Evropian per shokun Blushi apo shoqen Petro.

    Pastaj per te arritur deri tregu i librit, tek lexuesi dhe tek bankat e shkolles, imagjinojeni vete se per cfare maloreje behet fjale…. sa veta duhet te paguash nese je i gjalle dhe sa militante duhet te bindesh nese je i vdekur.

    Qe te mos zgjatem, artist i madh Kadare, por te thuash qe ishte Shqiperia me fat qe e pati (sic thote kjo militantja A. Bardhyli?)

    Kjo po qe eshte nje pikepyetje e madhe. Ndoshta Shqiperia mund te kishte edhe pese te tjere si Kadareja, ndoshta mund te kishte dhjete, ndoshta ka emigrante qe mbledhin domate ne Greqi te cilet kane goxha talent dhe imagjinate per t’u bere dikushi, por Shqiperia e Re i ka detyruar te mbledhin domate dhe te grijne sallate, perderisa cdo dere eshte e ferrosur per ta.

    Kadare, po, eshte artist i fjales, por Alda Bardhylit duhet t’i thote dikush se nese Shqiperia ishte me fat qe kishte Kadarene, Kadareja ishte po aq me fat qe kishte Shqiperine. Te paket jane jane ata artiste per te cilet Shqiperia e Re ka punuar dhe ka promovuar aq shume sa Kadareja, ne mos qofte ai i vetmi. Kjo dqe them nuk ka lidhje me ate si artist, por me ate qe ne si komb po bejme. Ne perkthejme ne 15 gjuhe pacavure si Ura me Tri Harqe (qe ne Bosnje akuzohet per plagjiature), por zhdukim nga librarite Interviste me Veten te Petro Markos dhe as e botojme fare 80% te vepres se Kasem Trebeshines. Ne mesojme femijet te lexojne me zor rilindasit dhe zhdanovistet e realizmit social, por nese ndonje nga keta femije, studente apo njerez te rinj kane talent per t’u shprehur, ne i themi 5 milione fature qe te botohesh tek Dudja ose Toena, 500 mije fature qe te lexohet poezia te kafja e lagjes dhe 2 milione fature qe te marresh cmimin e pare…. por per librat qe do botosh dhe do promovosh nuk te garantojme asgje, edhe sikur te na japesh 10 milione, sepse nuk zihemi dot me librashitesit qe i hedhin librat ne shqip ne plehra dhe as e detyrojme dot Rilindjen qe ta mbaje rinine ne Shqiperi dhe ta mesoje ta doje leximin, mendimin dhe atdheun.

    E perseris, asnje inat me Kadarene. Dheu i qofte i lehte! Por ju lutem shume mos thoni me fat Shqiperia qe pati Kadarene, por thoni me fat Kadareja qe pati kete fare Shqiperie!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *