• |
ide | kryesore

Risku i investimit të parave në një apartament në Tiranë

Arkiva, Kryesore, Lajme
kulla tirane


Investimi në një banesë në kryeqytet po bëhet gjithnjë e më i pa sigurtë. Sepse Tirana është e tejmbushur me ndërtime dhe aktualisht ka një stok banesash bosh që do të kërkonin një periudhë tejet të gjatë për tu mbushur. Ky është përfundimi që ka nxjerrë gazetraja e ekonomisë Ola Xama, në emisionin “Të Paekspozuarit”, duke u nisur tek të dhënat zyrtare të INSTAT, pas Censit 2023.

Xama shpjegoi se 14% e shtëpive në Tiranë janë bosh dhe se do të duheshin plot 45 vite, me ritmet aktuale të shtimit të popullsisë, që këto banesa të popullohen (sikur të mos ketë asnjë ndërtim të ri). Pra Tirana nuk ka nevojë për asnjë ndërtim, sepse ka një stok banesash që nuk pritet të ezaurohet për disa dekada.

Lexo me tej:

Pastrimi i parave/ Ekonomia Shqiptare e dominuar nga ndërtimi (shifrat sa dyfishi i BE)

Xama zbuloi gjithashtu se sipas INSTAT, kryeqyteti shtohet çdo vit vetëm me 3396 banorë dhe jo me 25,000, siç pretendon Erion Veliaj për të justifikuar fluksin e lejeve të ndërtimit që prodhojnë afërsisht mbi 7 mijë apartamente të reja çdo vit.

“Popullsia në qarkun e Tiranës, në vitin 2011 ka qenë 749 mijë, ndërsa në vitin 2023 kanë rezultuar 758 mijë banorë. Pra kryeqyteti është rritur me 9148 banorë, ose 762 banorë çdo vit.

Ndërsa brenda territorit të vogël të ish Bashkisë Tiranë, popullsia në vitin 2011 ka qenë 557 mijë, ndërsa në 2023, 598 mijë. Pra këtu ka pasur një rritje me 40 mijë banorë për dhjetë vite, ose 3396 në vit.

Shifrat / A po shembet piramida e ndërtimeve në Tiranë?

Po si shkon ky trendi i popullsisë me rritjen e ndërtimit dhe numrin e apartamenteve?

“Në 12 vjet janë dhënë leje për të ndërtuar 9.2 milion m2 vetëm në Tiranë. Oferta për njësi banimi në kryeqytet shtohet me 766 mijë m2 sipërfaqe çdo vit, ose 7600 apartamente të reja në vit. Që këto banesa të mbushen, duhet që në Tiranë të vijnë të paktën 22 mijë banorë në vit” llogarit gazetrja Xama! Dhe duke ditur në bazë të pagesës së dritave se 51 mije (pra 14%) apartamente në Tiranë, sot që flasim janë bosh (shiko linkun e shkrimit siper), raporti kërkesë ofertë është që tashmë i përmbysur.
Me rritmin e rritjes së popullsisë që buron nga Censi 2023 do të duhej plot 45 vjet të mbusheshin shtëpitë që janë bosh në Tiranë, pa llogaritur ato që do të vazhdojnë të dalin në treg. Prandaj herët a vonë shpërthimi i flluskës do të ndodhë gjë që e bën me shume rrisk të vijuarin e investimit në një apartament në Tiranë.
©Lapsi.al

 

 

 

 

 

 


5 Comments

  1. Sipas burimeve te mia konfidenciale drejtperdrejt nga zyrat top secret te Rilindjes se Spiropalit

    keto banesa nuk jane planifikuar per shqiptar por per emigrante afro-aziatike tye cilet nje dite

    te bukur feste si psh pervjetorin e nderrimit te emrit nga Parti e Punes ne Parti Socialiste do

    te mbushin si me magji keto banesa

    1. Nuk kemi pare gje akoma..Esht fiks situata e 97..mijra njerez jan fut ne kredi dhe kan bler shtepi me 1400 e siper euro metri…Kur flluska e mosshitjes te shpertheje do ti zeje tw gjith brenda

  2. Lapsi pse nuk përmendni rritjen skandaloze të qerave dhe çmimet e apartamenteve?! Të analizoni të gjitha shkaqet e rritjes së tyre, si dhe ardhja e të huajve që blejnë apo marrin me qera banesa në vend, duke rritur kështu automatikisht dhe artificialisht çmimet e tyre. Ka vajtur qeraja e pallateve të reja te 21 dhjetori në 1000 euro/muaj për 2 e guzhinë.

    Artikull i dobët dhe anësor.

  3. spekulim total nga leku i droges qe pastron Lali Eri, Lali Fiku. Ja hodhi bythes Lali fiku me iceneratoret dhe me skandalin e firmes (qe me siguri e ka vet) 2D. Po heret e von do ma haj sapunin dhe ai.

  4. Firmat e ndertimit jane mbi qeverite dhe partite ne shqipri. Dmth do behet gjithcka e mundur qe cmimi vetem te rritet. Ja filloi qe sot banka e shqipris uli normen e interesit pavaresisht se inflacioni po e mbyt popullin e thjeshte. E uli vetem qe kredia te behet me e lire dhe te vazhdojn njerzit te blejn shpia. Po sja doli me kete do importoje emigrante. Po sja doli me emigrante do i blej shteti shpite me taksa ose borxh shteteror. Dmth gjithcka do behet vetem ndertusit mos i ulet fitimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *