• |
ide | kryesore

The Economist: Pastrimi i parave po i rrit çmimet e apartamenteve në Tiranë

-Instant, Kryesore, Lajme



Revista “The Economist”, në numrin e saj të fundit, i ka kushtuar një artikull fenomenit të pastrimit të parave, që po lulëzon në Ballkan. Tregu i pasurive të paluajtshme të pronave po shihet si një vend i mirë për të fshehur paratë e fituara në mënyrë të paligjshme. Artikulli shkruan se në të gjithë Ballkanin, paratë e pista po pastrohen përmes pasurive të paluajtshme, duke shtrembëruar tregun dhe duke rritur çmimet – duke shkaktuar zemërimin e njerëzve të zakonshëm që duan të blejnë një shtëpi. Kulla të reja luksoze po ngrihen në Tiranë, Prishtinë dhe Beograd.

Megjithëse ekonomitë e Ballkanit janë goditur rëndë nga Covid-19, çmimet e pronave në pjesë të rajonit e kanë sfiduar krizën. Në Tiranë, ato janë më shumë se dyfishuar që nga viti 2017. Në të gjithë Shqipërinë, vlera e transaksioneve të pasurive të patundshme u rrit me 6.7% në vitin 2020.

Pastrimi i parave të drogës, veçanërisht nga trafiku i kokainës, i cili ka lulëzuar në vitet e fundit, është një arsye pse çmimet po rriten, gjeti një raport i ri nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar, një rrjet ndërkombëtar i specialistëve të krimit. Një tjetër arsye është se zyrtarët e korruptuar duhet të investojnë paratë e tyre. Të gjitha vendet e Ballkanit kanë ligje të mira për parandalimin e pastrimit të parave, por zbatimi lë për të dëshiruar.

Në dekadën e fundit, sindikatat e krimit në Ballkan janë zhvilluar përtej vendeve të tyre të origjinës. Ata tani i fitojnë një pjesë të madhe të parave jashtë vendit. Prandaj, thotë raporti, një pjesë e madhe e fitimeve të tyre është investuar edhe jashtë vendit. Por ata ende investojnë në vendin e tyre të origjinës. Fatjona Mejdini, e cila ndihmoi në hulumtimin e raportit, thotë se qeveritë e Ballkanit janë të dyzuara në lidhje me pastrimin e parave. Ata duan ta godasin atë, por njëkohësisht mirëpresin vendet e punës dhe investimet që mund të sjellin.

Kur vjen puna tek “të fortët”, ndonëse janë brutalë në mënyrën sesi i bëjnë paratë e tyre, shfaqen konservatorë në mënyren sesi i investojnë. Atyre u “mungon imagjinata”, thotë znj.Mejdini, dhe kjo është një nga arsyet se pse ata preferojnë llaç e tulla, ndaj llojeve të tjera të biznesit që mund të përdornin për të pastruar paratë e tyre, përfundon artikulli./ MONITOR



3 Comments

  1. SHBA më akuzon pa fakte” dhe asaj që ai ka bërë në 30 vite politikë me akuzat ndaj të tjerëve.

    Sali Berisha është politikani që ka akuzuar këdo në mënyrat më monstruoze që mund të prodhojë imagjinata njerëzore. Ai ka akuzuar kë i ka dalë kundër si hajdut, kumarxhi, kurvar, të sëmurë psiqik, vrasës, drogaxhi, të zhytur në korrupsion, meduzaë të krimit e plot të tjera si këto. Thënë ndryshe, Sali Berisha ka sulmuar e akuzuar të gjithë ata që kanë menduar ndryshe nga ai, ose kundërshtarët e tij politikë direkt me akuza bombë, por asnjëherë të vetme nuk ka nxjerrë një provë të vetme që vërtetonte atë që thoshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *