• |
ide | kryesore

I quajti fëmijë, Yamal replikon me Lehmann: “Të shohim nëse do jemi të vegjël e të pafajshëm”

Sport
Lehmann


Gjermani-Spanjë do të luhet të premten, por ndeshja ndërkohë ka filluar të nxehet me deklaratat e vigjiljes. Iberikët janë skuadra që ka bindur më shumë se të gjithë, me 4 fitore radhazi, skuadra e vetme që e ka bërë në Euro 2024. Sidoqoftë, nga kampi gjerman kanë ardhur thumbimet e para, që kërkojnë të mbjellin pasiguri të kundërshtari. Në këtë këndvështrim duhen parë fjalët e thëna nga Jens Lehmann.

“Në planin teknik ata janë padyshim më të mirë se ne dhe këtë e pamë me rezultatet e shkëlqyera të marra fillimisht në fazën e grupeve dhe më pas në 1/8 kundër Gjeorgjisë. Por është një ekip me njerëz të rinj dhe pa përvojë. Është një ekip fëmijësh. Kanë lojtarë shumë të rinj, por pa përvojë ndërkombëtare”, tha ish-portieri i kombëtares gjermane.

Lexo më tej: Spanja dhe arroganca e De La Fuente: “Mund të kishim fituar edhe 9-1”

Fjalët e Jens Lehmann nuk kanë kaluar pa u vënë re te Spanja dhe ka menduar adoleshenti Yamal t’i përgjigjet ish-portierit të Arsenal: “Ne nuk dëgjojmë askënd, do të demonstrojmë se çfarë jemi në fushë. Kjo deklaratë sigurisht që nuk ndihmon Gjermaninë, na ndihmon ne. Gjëja më e mirë është të mos themi asgjë. Do të shohim pastaj në fushë nëse jemi të vegjël dhe të pafajshëm”, tha talenti i Barcelonës për As.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FOX Deportes (@foxdeportes)


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *