• |
ide | kryesore

“Ronaldo një legjendë, por nesër dua të fitoj”: Mbappè e Deschamps e njohin “armikun” kryesor

F1, Sport
Mbappè


Kapiteni i kombëtares franceze, Kylian Mbappè foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Portugalisë në Euro 2024. Sulmuesi i Real Madrid i dedikoi disa fjalë të bukura idhullit të tij e rivalit të madh të mbrëmjes në Hamburg, Cristiano Ronaldo: “Ai është unik, ka vetëm një si ai. Unë dua të ndjek rrugën time, shpresoj të shkruaj një faqe të shkëlqyer në historinë e Real Madrid, por do të jetë një nder të përballem përsëri me të. Të gjithë e dinë se çfarë admirimi kam për lojtarin që ai është. Jemi ende në kontakt. Mbetet një legjendë e futbollit, por shpresojmë të fitojmë nesër”, tha ai.

Mbappè më pas shtoi: “Çfarë i kam zili? Duhet të vlerësosh atë çfarë është dhe çfarë ishte, ai është një lojtar unik. CV-ja e tij flet vetë. Kur luan kundër një ekipi si Portugalia është e vështirë të përmendësh vetëm një lojtar. Leao, Bruno, Bernardo janë të rrezikshëm, madje edhe ish-shokët e mi të PSG-së. Europiani është një kompeticion i ashpër. Ka vetëm skuadra të mëdha, janë detajet që vendosin ndeshjen. Duam të shkojmë në gjysmëfinale, jemi stërvitur sa më mirë dhe jemi gati”, përfundoi ai.

DESCHAMPS: “RONALDO NJË KËRCËNIM”

Trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Portugalisë: “Thuram dhe Griezmann? Ka gjëra pozitive dhe ka gjëra në të cilat ne duhet të rritemi. Rabiot? Është jashtë por unë ka disa alternativa”, tha ai duke folur për të tijtë. E për kundërshtarin e tij, në veçanti Cristiano Ronaldo, tekniku francez tha: “Ai ka qenë gjithmonë një kërcënim. Ai gjithmonë ka aftësinë për të shënuar, për të qenë vendimtar, ai mbetet një kundërshtar i madh”.

Lexo më tejVideo/ Autogoli i Vertonghen dënon Belgjikën: Franca arrin çerekfinalen 5 minuta nga fundi

Finalja e 2016? “Ishte i fortë, ishte i fortë 8 vite më parë. Ishte e dhimbshme, nuk e di nëse është më shumë apo më pak i fortë se atëherë. Jemi në cerekfinale dhe më të mirët janë këtu. Portugalia sot është një skuadër e fortë dhe e ekuilibruar, që preferon të sulmojë më shumë se të mbrohet. Holanda ishte relativisht e kujdesshme, edhe Belgjika. A do të jetë edhe Portugalia? E di se çfarë i pëlqen të bëjë Roberto Martinez. Do të mundohemi të kemi kontrollin e ndeshjes”, përfundoi Deschamps.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *