• |
ide | kryesore

Shokë në klub, “armiq” në kombëtare, Nuno Mendes sfidon Mbappé: “E njoh, do bëj gjithçka për ta ndaluar”

Sport
Nuno Mendes


Futbolli jo rrallëherë të vendos përballë shokëve me të cilët je mësuar të luash në krah gjatë gjithë sezonit në klub, ndërsa me kombëtare duhet ta sfidosh në fushë. Ky është rasti i portugezit të PSG Nuno Mendes, që do të luajë kundër Kylian Mbappé, me të cilin ka ndarë dhomën e zhveshjes gjatë gjithë vitit, edhe pse tani sulmuesi i Francës ka ndryshuar destinacion.

Një ditë para ndeshjes çerekfinale të Euro 24 kundër Francës, Nuno Mendes, mbrojtësi i Portugalisë dhe Paris Saint-Germain, foli kështu në një konferencë për shtyp në lidhje me sfidën me mikun e tij Kylian Mbappé: “Të them të vërtetën, ai nuk do të luajë nga ana ime e fushës. Nëse do të vijë andej jam i përgatitur. Unë stërvitem çdo ditë për këto lloj momentesh. Jemi të gjithë të përgatitur për këtë ndeshje kundër Francës dhe do të bëjmë gjithçka të mundur për të limituar forcat e tyre dhe të bëjmë ndeshjen tonë. Do të jetë e komplikuar. Unë e njoh Kylian, dhe do të bëj më të mirën për ta ndaluar”, e mbylli Nuno Mendes.

Lexo më tejVideo/ Ronaldo humb një 11 metërsh, Portugalia kuaifikohet me penallti: heroi I luzitanëve është Diego Costa

Pasi eliminoi Belgjikën, francezët arritën në çerekfinale vetëm falë një autogoli të Vertonghen. Mbappe nuk është se po shkëlqen dhe ka shënuar vetëm një gol me penallti në 4 ndeshje të luajtura. Portugalia e Nuno Mendes, ndërkohë, vuajti 120 minuta përballë Sllovenisë, për të shkuar në çerekfinale vetëm pas pritjeve të portierit Diogo Costa te penalltitë finale.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *