• |
ide | kryesore

Alibeaj thirrje kundërshtarëve të Berishës: Të krijojmë sa më shpejt një parti të re

Arkiva, Lajme, Të fundit


Enkelejd Alibeaj është i mendimit që tashmë pa logon dhe vulën, grupi i Lulzim Bashës do duhet të krijojë një parti të re politike, joshëse për shqiptarët dhe sfiduese për Edi Ramën, siç e quan ai.

Në një intervistë në A2 CNN, me gazetaren Bruna Çifligu, Alibeaj tha se deri më tani në këtë betejë është i vetëm, por shtoi se kjo nuk do e ndalojë që të ecë përpara. Ai tha se krijimi i një partie të re politike është një detyrim që e kanë ndaj të gjithëve atyre që përgjatë 3 viteve luftë brenda Partisë Demokratike, ndoqën grupimin e tyre.

“Nuk kam qenë, qasja ime është qasje politike, nga moment i gjykatës së Apelit që padrejtësisht ia dha vulën dhe logon, Berishës, i vendosi një pritë dhe kufi përpjekjes sonë të përbashkët për të mos e lënë në duart e Berishizmit PD, unë kam mbajtur një qëndrim, do duhet ta vazhdojmë atë që quhet luftë apo betejë, dhe qëndrimi ynë në këto 3 vite, ka qenë do duhet të kemi një ofertë të re politike që të jetë joshëse ndaj shqiptarëve dje sfiduese ndaj Ramës, u largova nga grupi parlamentar i Sali Berishës dhe këto akte do doja që dhe kolegë të tjerë të mund t’i bënin. Nuk i imponoj qëndrimin tim askujt. Lëvizje politike me të gjithë ata që kemi mbajtur këtë qëndrim për 3 vite, për të mos i lënë ata pa një pikë referencë dhe për të krijuar një ofertë të re politike dhe elektorale”, tha ai.

Mirëpo, në këtë betejë duket se është edhe kundër Lulzim Bashës. Ndonëse nuk e artikuloi qartë, ai tha se është kundër “kryetarokracisë”, apo të individëve që mendojnë se “partia jam unë, e unë jam partia”. Mirëpo, nuk nguroi që të kishte një ftesë për të gjithë ata që ishin bashkë në betejën kundër Berishizmit.

“Unë distancohem nga praktikat dhe emrat konkret, sot unë Basha, Arbi Agalliu, Orjola Pampuri jemi thirrur për të bërë sakrificë, kemi këtë këto 3 vite, jemi sulmuar fizikisht e verbalisht, çdo individ që në mendjen e vetë e ka në mendje partia jam unë dhe unë jam partia, me mua nuk e bashkon asgjë, prandaj unë e kam një ftesë për të gjithë kolegët e mi”, tha Alibeaj.

Kur zgjedhjet e Himarës janë shumë afër, 4 gusht, apo edhe prag zgjedhjeve parlamentare, thirrja për krijimin e një partie të re është urgjente.

“Ndaj një orë me parë, me ide politike të djathta që mbështesin ligjmërinë e vlerave të të djathtëve, që largohen nga kryetarokracia, që të ofrojmë këtë lloj oferte apo siluetë të re politike elektorale”, tha ai.

A do të jetë ai që do të marrë një nismë të tillë, për të krijuar një parti të re? Alibeaj e mohoi duke thënë se kështu do të binte në “kurthin e Berishizmit dhe Ramizmit”.


19 Comments

    1. Shumë mirë ia bëjnë Doktorit!
      Edhe unë nga televizori e kam njohur çfarë burreci pedo ishte ky mut kur e bëri ministër, ndërsa doktori i dha me naivitet post ministri!!!!

  1. Hahaha….
    Edhe ky si Bamir Top BOLJA.
    Ky do rrezoje Edvin Kucedren,hahaha…
    Pirdh,po fort ama,se lirohesh!

  2. Ke nuk mund te krijoj as nje SHPK jo me Parti.
    Me Lulin bashke mund te “Cajne Malet” .
    Legen nipi Isa Toskes.
    Edhe ne kete rast shkon tamam shprehja “ Fajin e ka Saliu”.
    I dha cfare nuk e meritonte dhe i duket vetja i rendesishem!!!

  3. A ishte qe tha ate shprehjen: Jam e ndihem kryetar i Pd?! – kur Luluci ishte “ terhequr “ nga kryetarlleku

  4. Te gjithe ju qe shani me fjalor banal Alibeajn i marshi te keqen dhe ju q…t pragundhe cfare te keni. O legena.

    1. Pertej fjalorit banal, secili tregon edukaten e tije. Por qe Alibeaj per tu share kjo nuk ka pike diskutimi.
      Ajo qe tentuan ti bejne Saliut eshte totalisht e pa moralshme dhe anti ligjore. PD eshte partia e tij, na pelqen ne apo jo shumica e “Demokrateve” ate duan si ktyetar.

  5. 34 vjet i ka mashtruar demokratet Saliu dhe akoma nje tufe me dele e besojne. Kete mashtrues te klasit te pare.

  6. Moret urdher nga Edvin Rama,ju deshtake,ju mjerane,ju katrane e felliqeisra !
    Haram e paçi bukrn qe hani me votat e dempkrateve e beni lojen e pushtetit te krimbur nga vjedhja,plaçkitja,mashtrimi,shpopullimi e krimi !
    Zoti marrte hak te tradhtaret se pari e armiku i shqiptareve me tej !
    Edi Rama do ike bashke me tradhtaret e ketij vendi te ndyre !
    Alimuti je nje turp i dhjere e permjere,mund te beni dhe dy parti pp nje mut do merrni,kjo dihet !

  7. Ore ky po më duket që është me më shumë probleme psikike se vetë Basha!!
    Ka harruar historinë e tërë grupimeve që shkëputeshin nga PD e si përfunduan!!
    E rren mendja e sëmurë dhe I duket vetja se kush e di se kush është!!

  8. SHQUPistat si gjithmone filluen adetin. Me rronje e me dege…. kane qysh nga ’91 gjithmone me nji avaz dhe pastaj kthehen si puna atij jevgut qe thoshte ket qershine se ka kap shurra….
    Kone honger mutin e vet per Hajdarin dhe per Hajdareshen, edhe per burneshen edhe per turli lloj zgjepsash qi nji dit jan armiq dhe masanej bohen prap miq.
    Cecen hesapi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *