• |
ide | kryesore

Himara në zgjedhje, OMONIA rendit shkeljet e KQZ dhe Presidentit

Arkiva, Lajme, Të fundit


BASHKIMI DEMOKRATIK MINORITETIT ETNIK GREK OMONOIA

Deklarate per shtyp

Fobia e Edi Ramës nga Fredi Beleri.
Teatri i radhës, por me aktorë të tjerë, provoi edhe një herë se partia-shtet ka uzurpuar të gjitha pushtetet, të gjithë institucionet dhe çdo dëshirë e Edi Ramës duhet të realizohet. Në një seancë urgjente, jashtë periudhës zgjedhore, me vendim të paracaktuar, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve mori kompetencat që kishte frikë Edi Rama t`i ushtronte vetë.

Për 14 muaj, frika që Edi Rama kishte nga Fredi Beleri mbajti peng mandatin e Kryetarit të Zgjedhur me votë nga Himara. Për 14 muaj Himara u qeveris nga një kryetar i pavotuar, dhe nga vartës të tij, duke emëruar kryetarë bashkie, nënkryetar pas nëkryetari. Tani që edhe nënkryetari i fundit po bie në duart e SPAK, Edi

Rama kërkon të bëjë zgjedhje.Për 14 muaj Edi Rama mbajti në burg Fredi Belerin nuk e lejoi të betohej, të merrte mandatin sepse ligji nuk e parashikonte. Tani që dënimi i porositur nga Edi Rama është drejt fundit, duhen bërë zgjedhje sa është Fredi Beleri në burg, dhe mund t`i jepet leje që t`i heqin mandatin që nuk ia dhanë.

Komisioneri me një vendim, ku vetë pyet e vetë përgjigjet, bën ligj, aty ku ligj nuk ka. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve nuk mbështet kompetencën e tij në asnjë bazë ligjore, por shprehet vetëm “dua ta bëj dhe po e bëj”. Ligji nr. 138/2015 dhe Vendimi i Kuvendit nr. 17/2016 ka përcaktuar se verifikimi i kushteve të zgjedhshmërisë nga KQZ bëhet vetëm mbi bazën e të dhënave të vetdeklarimit të kandidatit në momentin e paraqitjes së kandidaturës.

Komisioneri i ka verifikuar të dhënat e formularit të dekriminalizimit të Fredi Belerit dhe ka marrë vendimin nr. 611 datë 25.05.2023 për vlefshmërinë e mandatit të fituar në zgjedhjet e 14 majit për Fredi Belerin. Rrethana dhe fakte të ndodhura pas plotësimit të formularit të vetdeklarimit nuk janë kompetencë e KQZ, por e organeve të tjera kushtetuese.

Edi Rama, duhet ta linte të betohej Fredi Belerin, të merrte mandatin, dhe më pas ta shkarkonte, siç Kushtetuta parashikon, neni 115, apo neni 62 i ligjit nr. 139/2015.

Vendimi i Komisionerit, përveçse i paprecedentë, pa asnjë bazë ligjore, nuk është i ekzekutueshëm. Neni 133 i ligjit nr. 44/2015 “Kodi I Procedurave Administrative” parashikon që efektet e aktit administrativ pezullohen deri në shqyrtimin e ankimit. Komisioneri nuk referon në asnjë ligj I cili e bën të ekzekutueshëm menjëherë vendimin e tij administrativ.

Dekreti i Presidentit është antikushtetues! Sipas nenit 10/3 të Kodit Zgjedhor Presidenti shpall zgjedhjet e parakohshme pasi ka kaluar afati i ankimit të subjektit të shkarkuar. Presidenti ka zbatuar një akt administrativ që nuk ka filluar efektet pasi nuk ka mbaruar afati i ankimit të subjektit të shkarkuar, madje afati I ankimit nuk ka filluar akoma!

Në radhën e këshilltarëve të Presidentit është dhe z.Ilir Rusmajli, vallë opinioni i tij është pas kësaj vendimmarrje të nxituar?! Kur Presidenti shkel ligjet, çfarë shprese mund të kemi se do t`i zbatojë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, apo policia?!
Pse Himara nuk mund të ketë Zgjedhje të lira dhe te ligjshme?!


7 Comments

  1. NESE NUK FUTEWT RECIPROCITET NE CDO KUPTIM , PER KRIMINELET E KOMBIT NE CDO KUPTIM KRIMINELET DO NA ZHDUKIN ,NESE SHTETI TOLERON DO THOT ESHT ANTI SHQIPTAR IMPONON MBAR SHQIPTAREVE REFLEKTIM NE UNITET RRENUES

    1. Himara Autonomi
      Minoriteti Grek i Vorjo Ipiros
      Sot me shume se kure
      Duhette jet i bashkuar
      Drejt flamurit dheindeditetit te tij te
      Te rrezistences dhe dhe mbrojtjet te mbar helenizmit mbar Epirot
      Minoritetit grek ne Epirin e Veriut
      I jane mohuar te drejtat dhe lirit e njeriut
      Zgjidhja e vertet dhe mundeshme e minoritetit grek te Vorjo ipiros esht
      Vetem Autonomia e Vorjo Ipiros
      Shteti shqipetar te demokratizohet dhe te bashkangjitet shoqeris Evropjane
      Do ti duhen 500 vjet jete me bashkimin Evropjan
      Pasandaj te quhen Evropjane
      Weverite e shqiperise
      Jane 500 vjet mbrapa politikes dhe jeteses Evropjane

  2. Fatkeqesisht keni shumë të drejtë

    Nona ti qihet edi ramës se e beri casius një palaço si beleri

    Të vjen ndot ta.mbr8sh por BELERI KA TË DREJTË.

    poshtë hajdutët tradhtarë.si rama

    Presidneca kqz janë pupqcë të ramës nuk ja vlen të merresh

      1. Dhe “krimineli” ka të drejtat kushtetuese për tu mbrojtur. Kudo në botën e lirë çdo kush ka të drejtë deri sa të përfundojë proçedura deri në gjykatën për të drejtat e njeriut në Strasburg.
        Dhe kriminel quhet dikush që është dënuar për një vrasje dhe më duket që Beleri figuron I pa dënuar o 21:17!!

        1. Nuk ka kohe u hap tuneli dhe duhen bere “investimet strategjike”, sa me pare.
          Ku4 duhet per te marre mandatin nuk ka kohe per shoqerim ne KQZ,kur ta heqin ke kohe sa te duash per interesa te Palikarit.
          Sa larg eshte Europa me ket Palikar ky popull do ta kuptoj shume vone,suksese ne jete o popull dele

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *