• |
ide | kryesore

“Lavatriçja” e drejtorëve të bashkisë Tiranë u përdor nga Ilir Beqaj dhe Mirela Kumbaro

Arkiva, Kryesore, Lajme


Disa ditë më parë, një gjykatës i Apelit të Gjykatës së Posaçme ka guxuar të bëjë bashkë disa fakte dhe rrethana në dosjen e drejtorëve të arrestuar të bashkisë së Tiranës, Maringlen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tusha, duke i këshilluar prokurorit të çështjes të tregohet më i ashpër.

Gjykatësi Florian Kalaja në vendimin e tij (jodetyrues për SPAK) vuri re se drejtorët e Erjon Veliajt me mënyrën se si kishin vjedhur ngjanin me një “grup të strukturuar kriminal”.

Për këtë, gjykatësi i hetimit paraprak e këshillonte prokurorin të ndryshonte akuzën, të thellohej në hetime dhe t’i referohej pikës 4 të nenit 28 të Kodit Penal”. (LINKU ME POSHTE)

Lexo edhe: Vendimi i Apelit/ Të hetohet punonjësja e 5D që përmend Erjon Veliajn

Vendimi i Apelit është ndër rastet e rralla kur një gjykatës e klasifikon një rast korrupsioni si grup i strukturuar kriminal. Deri dje, me këtë term janë përballur kriminelë, njerëz të hurit dhe të litarit, vrasës që ishin bërë bashkë në banda kriminale dhe komplotonin për të vrarë njëri-tjetrin.

Drejtorët e Bashkisë dyshohet se i kishin investuar paratë e tyre në një hotel në Durrës.

Investimi në Durrës i drejtorëve të bashkisë

Paratë që kishin fituar me kompaninë “5D”, drejtorët e Veliajt dyshohet se i kishin investuar për ndërtimin e një hoteli me 5 yje në Durrës në favor të kompanisë “Mediterranean Investment Group”.

Investimi kishte një vlerë prej 15 milionë eurosh. Projekti u prezantua nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro si “vazhdim i strategjisë për turizmin i qeverisë shqiptare për të shtuar investitorët e fuqishëm, por edhe brandet më të fuqishme të turizmit botëror”.

Kompania “Mediterranean Investment Group” ishte e lidhur me Redi Mollën – ish drejtori i arrestuar i Ujësjellësit të Tiranës, i cili akuzohet nga SPAK për veprat penale të korrupsionit dhe fshehjes së pasurisë.

“Mediterranean Investment Group” u themelua në shtator të vitit 2020 dhe njëri prej aksionerëve me 24% ishte Selim Molla, babai i ndjerë i Redi Mollës, i cili ia trashëgoi aksionet në birit në shkurt 2024.

27% e kësaj kompanie i përket kompanisë LANDWAYS INTERNATIONAL, që është e Gazmend Haxhiajt. Kompanitë dyshohet se shërbenin si lavatriçe e parave të vjedhura nga taksat.

“Lavatriçja” në shërbim të Ilir Beqajt dhe Mirela Kumbaros

Të enjten, një rast tjetër korrupsioni u ndëshkua nga SPAK.

Ilir Beqaj u arrestua me disa bashkëpuntorë të tij, pasi u përgjua duke vjedhur fondet e Bashkimit Europian në Agjencinë që drejtonte.

Nëpërmjet sekserëve të tij, Beqaj prodhonte fatura fiktive, për shërbime që bënte sikur i kryente në restorantin e tij tek Kalaja e Tiranës, “Gzona”.

Në njoftimin e SPAK përmendet se si për një drekë, për një aktivitet kishte prodhuar fatura edhe agjencia që drejtonte Ilir Beqaj, edhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit që drejtohet nga Mirela Kumbaro.

Bëhet fjalë për Konferencën FESTA (E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri”).

Fatura që kishte printuar Ilir Beqaj ishte 125 mijë euro, kurse ajo e Mirela Kumbaros shkonte diku tek 380 mijë euro, pra thuajse 3 herë më shumë.

Sipas SPAK, në të dyja rastet ishte kontraktuar e njëjta shoqëri tregtare e quajtur “Landways International” sh.p.k me Ortak e Administrator personi nën hetim Gazmend Haxhia.

Vini re, është e njëjta kompani që shfrytëzonin drejtorët e bashkisë së Erjon Veliajt.

Është kompania “Landways international” që zotëron 27% të hotelit “Mediterrain Investment Group” në Durrës, i njëjti hotel për të cilin SPAK dyshon se është ndërtuar me paratë e vjedhura nga taksat e Bashkisë së Tiranës.

Me pak fjalë, “lavatriçen” e parave të drejtorëve të Bashkisë së Tiranës e përdori edhe Ilir Beqaj. Ky fakt i bërë publik nga gazetarja Ola Xama gjatë emisionit “Të paekspozuarit” tregon se drejtorët e Veliajt ishin të hapur që “lavatriçen” e tyre të parave ta përdornin edhe miq dhe drejtues të tjerë të shtetit, si në këtë rast Ilir Beqaj.

Por me arsyetimin që ka hartuar gjykatësi Florian Kalaja grupi i strukturuar kriminal i bashkisë tashmë i shtrin tentakulat edhe më tej në qeveri./Lapsi.al


30 Comments

  1. Kumbaret e korrupsionit jan dhe do te mbeten te pacenuar. Esht vetem showwww. Personalisht shpresoj vetem nese nderhyn DEA

  2. Gure,tulla,hunj dhe MOLOTOV me 11 Korrik,gjuajeni Edvin hajdutin bashke me organizaten e tij kriminale.
    Perndryshe jena te marre fund edhe ne si delet e org.kriminale PS.

  3. Që Ilir Beqja, Erion Veliaj, apo rilindas të tjerë hajdutë të fondeve publike, do gjejnë “lavatriçe” për të pastruar paratë kjo gjë dihet. Problemi më i madh është media që hesht dhe nuk i denoncon, ose më keq media bëhet bashkëpuntore në vjedhje apo përfiton nga fondet publike e favorizuar nga pushtetarët. Pushteti në demokracitë hibride tenton të kapë pushtetet e tjera , që të vjedhë e sundojë rehat. Por kur media që duhet të jetë misionare e së vërtetës, kthehet në biznes mafioz në simbiozë me politikën e korruptuar, atëherë ky është fundi i demokracisë. Shteti kthehet në banditokraci dhe media në bodigard të pushtetit. E kështu televizioni humb misionin e tij, dhe kthehet thjesht në një skenë servilash e kllounësh që i shërbejnë pronarit për qëllimet e tij ukulte, e për këtë marrin rroga të majme për të qepur gojën e tyre e thjesht për të argëtuar miletin me shfaqje apo spektakle pa vlerë, mjafton që këta personazhe të jenë përherë në kastën e të privilegjuarve mendshitës e gjthshkaditës. Në fund të fundit publiciteti apo pagesat që marrin TV nga sponsorët në një pjesë të mirë të rasteve janë qoka të oligarkëve të tjerë të urdhëruar nga pushteti për të çuar para në mbështetje të medias që përdoret si megafon propagande.

    ——————

    Prapaskena Publikuar: 09/11/2022

    Frangaj ndryshon look, i bën flokët si Najada Çomo, si po i shuhet ëndërra për t’u bërë pronar i inceneratorëve
    Aleksandër Frangaj më në fund duket i relaksuar dhe po i kushton më shumë vëmendje pamjes së jashtme.
    Të gjithë ata që e mbajnë mend me celularë në dorë duke marrë zyrtarë të shtetit për ndonjë leje, tender apo PPP, tani kanë shansin ta shikojnë më të relaksuar.
    Në pamjet që TV Klan transmetoi nga pritja që i bëri ambasadores Yuri Kim dhe ambasadores së SHBA në OKB, të ftuar në emisionin “Opinion”, Frangaj prezantoi dhe ngjyrën e re të flokëve të tij, një zhvillim i pazakontë për të.
    Nga larg duket si Najada Çomo, por nëse pamja afrohet, shfaqet Sandri i tranfornuar, i cili nga gazetar u kthye në oligark.
    Me sa duket beteja e qeverisë me Top Channel-in i ka dhënë më shumë qetësi dhe kohë të merret dhe me flokët.
    Por, nga ana tjetër, ëndërra e tij për t’u bërë pronar i inceneratorëve po shuhet dita ditës.
    Kunati i Sandrit ishte drejtor te landfilli i Elbasanit me pagë 3.9 milionë lekë në muaj, ndërsa kunata ishte ortake me Klodian Zoton.
    Por Sandri nuk ishte i kënaqur. Donte të ishte vetë pronar.
    Prej dy vitesh Sandri nisi një aksion kundër inceneratorëve, deri kur mori një mesazh nga Rama që të hiqte dorë, ndryshe do ta pësonte si Fania.
    Dhe Sandri më mirë se kushdo tjetër e njeh frikën.
    Gjithsesi, Sandri ishte i sukseshëm në shantazhin që i bëri Erion Veliajt, të cilin e sulmoi për muaj me radhë, deri kur Veliaj u dorëzua, duke i plotësuar të gjitha kërkesat për leje ndërtimi dhe tendera.
    Sapo Veliaj u dorëzua para shantazhit, Sandri nisi ta lavdëronte me llogoren e tij mediatike.
    Kush ka dyshime le të kujtojë kronikat që bënte TV Klan kundër Veliaj dhe më pas befas pro Veliajt.
    Sandri kontrollon në hije përmes kunatit një grup kompanish ndërtimi, të cilat marrin tendera dhe leje ndërtimi nga Vlora deri në Tiranë.

    1. (PRAPASKENA, Publikuar: 16/10/2023)

      Sandër Frangaj, Gjikuria dhe Basha ndajnë kullën tek Liqeni. Pronari i TV Klan me 8 mln lekë fut në dorë 70 milionë euro ndërtim përmes kunatit. SPAK vijon të bëjë sehir. Fijet e një historie të madhe korrupsioni e pastrimi parash.
      Ashtu siç edhe është raportuar më herët, pas kullës “Lion Rezidencë” në hyrje të Liqenit Artificial, ndërtuar me para të dyshimta dhe pjesërisht mbi pronë publike zonë e mbrojtur, qëndron Sandër Frangaj, stërmbullar i një historie epike pastrimi parash, zhvatje, korrupsioni, ndërhyrjesh të paligjshme etj.
      Tashmë ka prova, lidhje konkrete, vendime, kontrata dhe transaksione. Prapaskena sjell sot për herë të parë një pjesë të dokumentave dhe fijeve lidhëse.

      Fillimisht, Sandri, me marifetet dhe lidhjet e tij, në prill 2020, ka arritur të fusë në dorë tokën ku është ndërtuar kulla, duke marrë me një VKM klieneliste dhe favorizuese edhe një sipërfaqe toke publike, pjesë e Parkut të Liqenit, për një shumë qesharake në raport me zonën ku do ndërtohej dhe vlerën e kullës.

      Jo rastësisht, kur Rama shkon në Opinion, Sandri i sillet rrotull që tek dera si pupac dhe është gati t’i lëpijë këpucët Ramës!
      Pasi ka siguruar tokën, Sandër Frangaj ka arritur pazarin për të marrë lejen e ndërtimit po nga Rama, me anë të KKT-së.

      Leja klienteliste parashikon ngritjen e kësaj kulle me 14 kate dhe gati 35 mijë metra katrorë ndërtim, sot me vlerë mbi 200 milionë euro.

      Për të nisur ngritjen e kullës, Sandri ka nxjerrë nga sunduku paratë e investimit, miksuar me dy kredi të dyshimta bankare, 3.5 milionë euro nga Tirana Bank dhe 2 milionë euro nga OTP Bank, me pronarë fundorë oligarkë rusë pranë Putinit.
      Si kolateral për kredinë janë lënë kuotat në kompaninë Lion Construction, kuota që në fakt nuk vlejnë asnjë lekë, pasi kompania ishte fantazmë dhe piramidë, sipas bilanceve.

      Për të ndërtuar kullën me 14 kate dhe gati 35 mijë metra katrorë ndërtim, Sandri ka gjetur një nga kompanitë maska të tij, pikërisht kompaninë me humbje Lion Construction, me 100 mijë lekë kapital, siç përdor prej vitesh firmën Gjikuria për të marrë qindra mijëra euro tendera publikë, status si investitor strategjik, koncensione, për të shkatërruar Dhërmiun etj.

      Sandër Frangaj posedon sot më shumë se gjysmën e kullës, të cilën e ka kaluar zyrtarisht në emrin e kunatit, Erion Gina, që në 10 nëntor 2021, për 8 milionë lekë.
      Vetëm për të nisur ndërtimin e kullës janë marrë kredi 5.5 milionë euro, ndërsa Sandri merr gjysmën e kullës për 8 milionë lekë, përmes kunatit Erion Gina.
      Gjysma e kullës përfshin rreth 17.5 mijë m2 ndërtim.

      Po marrim vlerën më të ulët të tregut sot: 4 mijë euro për 1 m2. Gjysma e kullës kushton rreth 70 milionë euro. (Kujtojmë se katet e para për biznese kushtojnë deri në 10 mijë euro 1 m2).

      Duke marrë minimumun, 70 milionë euro ndërtim, Sandri i ka futur në dorë përmes kunatit me vetëm 8 milionë lekë.

      Nuk ka histori më flagrante të pastrimit të parave dhe korrupsionit me pasurinë publike në Tiranë.

      Ndërkaq, me Lion Construction që e kontrollon përmes kunatit Erion Gina, Sandri ka marrë nga Rama një tjetër leje për ndërtimin e një kulle me 34 kate tek ish Shkolla e Partisë në Tiranë, mbi një sipërfaqe toke me probleme pronësie dhe beteja gjyqësore.

      Kulla me sipërfaqe prej 68 mijë metrash katrorë ndërtim do të ndërtohet nga kompania fantazmë Urbalb, e cila kontrollohet nga kompania mëmë fantazmë Lion Construction, me bashkëpronar kunatin e Sandrit dhe një taksixhi dhe argat të kunatit të Sandrit, të cilin e përdorin si mbulesë të punëve të pista dhe pastrim masiv parash.

      Duket e çuditshme se si SPAK nuk ka gjetur ende kurajon për të zbatuar ligjin penal për Sandër Frangajn, i cili po bëhet gati për të ndërtuar pallate mbi tokën publike që i dha Sali Berisha në Kinostudio (80 mijë m2) në vitin, ndërsa ka nisur ndërtimin me para të dyshimta të Rolling Hills 2, përtej TEG.

      Sandri do të ndërtojë një godinë të re të TV Klan, ndërsa në tokën që i dha Berisha në 2009, në vend që t’i kthet shtetit dhe ish pronarëve që kanë fituar të drejtën në Gjykatën e Lartë, prit të ndërtojë pallate.

      Bëmat e Aleksandër Frangajt, dikur një gazetar me xhaketë doku që hante byrek në rrugë, sot në oligark, nuk kanë të sosur.

      Miqtë të afërt të tij përmendin rastin e një krenarie të Sandrit para viteve `90 që mbushi Lezhën duke thënë se gjatë qëndrimit në Tiranë kishte arritur të takohej me Tefta Radin, një episod tejet kuptimplotë ky për ta kuptuar metamorfozën e tij në kohë.
      Pa arsim të lartë dhe me arritjen më të madhe se kishte takuar Tefta Radin, Sandri është kthyer sot në oligarkun më të madh mediatik, falë politikës së korruptuar dhe mungesës së drejtësisë.

      Aleksandër Frangaj në mënyrë të dhunshme dhe tepër abuzive, zaptoi ambientet sportive në Qerret të Kavajës, e njohur si çështja “Laguna Blu”.
      Dhjetra banorë u ngritën në protestë kundër këtij vendimi arbitrar, por Aleksandër Frangaj përdori sërish median e tij, TV Klan për t’i ushtruar presion institucioneve duke e tjetërsuar këtë pronë.
      Sot këto dy fusha sportive janë zhdukur dhe mbi to u ndërtua një vilë superluksoze, në pronësi të Aleksandër Frangajt, të cilën e shiti me vlerë mbi 1 milionë euro.
      Bankomati’ i Sandrit merr katin e tretë të kullës te Liqeni

      Jo rastësisht, tek kulla pranë Liqenit është zhvendosur Lenc Gjikuria me disa kompani të tij.

      Gjikuria është bankomati dhe maska kryesore e Sandër Frangajt, miksuar me interesa korruptive tenderash dhe ndërtimi nga Tirana deri në Dhërmi.
      Në katin e 3 të kullës së Sandrit është zhvendosur me zyra kompania COAST TO COAST, me pronare Xheni Gjikuria, bashkëshortja e Florenc Gjikuria, bankomati i Sandrit.
      Xheni Gjikuria del shpesh në TV Klan duke folur për turizmin dhe investimet në Dhërmi.

      Me anë të COAST TO COAST, Gjikuria ka marrë 190 mijë euro nga fondet e BE-së për bujqësinë, duke restauruar disa shtëpi në fshatin Dhërmi, për Frangajn, Fevziun, Shkullakun etj. (Pas hetimeve nga SPAK, AZHBR kërkon kthimin e parave).
      Kompania Gjikuria, me pronar Milo dhe Florenc Gjikuria, babë e bir, është zhvendosur gjithashtu me zyra në katin e tretë të kullës “Lion Rezidencë”.
      Kompania Gjikuria ka marrë 130 milionë euro me tendera kryesisht me ndërhyrjen e Sandrit, i cili në këmbim ka marrë nga Gjikuria në formë kleringu mbi 10 vila, të cilat i ka kaluar në emrin e fëmijëve, vëllait, kunatit, gruas, motrës etj.

      (Ftojmë BKH-në dhe SPAK të bëjë një verifikim shumë të thjeshtë të regjistrit të pronave, transaksioneve dhe lidhjeve, ku për disa minuta do zbulojë një nga historitë më të frikshme të pastrimit të parave, korrupsionit, si dhe të zhvatjes së parave dhe pasurive publike).

      Me kompaninë Gjikuria, lavatriçja e Sandër Frangajt, Lenc Gjikuria, kontrollon edhe 7-8 kompani të tjera, me të cilat pastron para dhe po shkatërron Dhërmiun.

      Luzim Basha merr dy kate te kulla e Sandrit

      Deklarata e Gazmend Bardhit se Lulzim Basha ka marrë dy kate tek kulla “Lion Rezidencë” në hyrje të Liqenit Artificial, është e vërtetë.

      Basha i ka marrë dy katet përmes kunatit të tij, Erion Isufi, i cili menaxhon paratë e gjobave të Lulzim Bashës kur drejtonte PD-në.
      Gjatë drejtimit të opozitës, Basha nisi një fushatë akuzash ndaj biznesmenëve dhe oligarkëve që merrnin leje ndërtimi, para dhe koncensione publike.

      Biznesmenët u detyruan një nga një të paguanin një tarifë mujore tek kompanitë e kunatit të Lulzim Bashës, me qëllim që ky i fundit të heshte.

      Deri kur Berisha e dëboi Bashën nga PD pasi Basha e përjashtoi nga partia në shtator 2021, rreth 100 biznesmenë dhe oligarkët paguanin çdo muaj tek kunati i Bashës, Erion Isufi.
      (Pagesat konfirmohen lehtësisht nga librat e shitjes dhe blerjes së kompanive të Erion Isufit).

      Vetë Basha mori një vilë në 2019 tek Agron Papuli, të cilin e kishte akuzuar më herët si oligark të Rsmës dhe për zhvatje të pasurive publike. Pra, ishte një opozitë KÇK.

      Tashmë gjysma e biznesmenëve që paguanin deri në 2021 kunatin e Basgës, sot paguajnë Shkëlzenin si tarifë që të mos akuzohen nga Berisha.

      Në mars të vitit 2002, Erion Isufi që menaxhon paratë e Bashës, ka blerë te kulla e Sandrit dhe e kunatit të tij, 2143 m2 sipërfaqe njësi tregëtare me vlerë të deklaruar 4.6 milionë euro.

      Vlera e blerjes është shumë më e ulët se sa vlera e tregut, duke ngritur dyshime për pastrim parash.

      Dy mijë m2 njësi tregtare kushtojnë mbi 10 milionë euro tek kjo kullë.

      Ose Basha dhe Sandri kanë qenë aksionerë të kamufluar të kullës përmes kunetërve ose kemi të bëjmë me pastrim parash në vlera miliona euro.

      1. Ça ti bësh profesor Kastriot Çaushit , që e ftojnë në TV Klan, te TV mafiozit Sandër si opinionist sporti, dhe herë pas here bën komikun pa sens. Profesor, nëse paguhesh për të dalë aty, t’a dish që paguhesh me paratë që Sandri i vjedh fondeve publike. Vazhdo bëj komikun aty, bëj ca si pompa pensionisti, bëj sikur të vjen gjumë se je aktor ekselent. Vetëm mos harro të paguhesh për prezencat e tua. Se lekët e popullit janë, ose para krimi të pastruara.

  4. Mirela vjedh dhe dietat jo me keto punet me bereqet. Qe ne gen hajdute. Mire thoshte shefi i saj ne hotel Dajti kur Mirela përkthente per sigurimin e shtetit : Mirela per nje sapun i mban kembet 1 jave perpjete.

  5. “21 janarit” ta hetojë SPAK-u është publikuar këtë të premte.

    Në kallëzimin e Rajmonda Nikës, kërkohet që ish kryeministri Sali Berisha, ish ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi të hetohen si organizatorë të “21 janarit”.

    Në dokument, pala ankuese parashtron se provë e rëndësishme që vërteton se urdhëruesi i këtyre vrasjeve ishte pikërisht ish – kryeministri Sali Berisha – është fakti se komandanti i gardës, është thirrur ditën e ngjarjes në zyrën e këtij të fundit për të marrë urdhrin e ekzekutimit të disa prej protestuesve dhe bëri me të një debat të ashpër, i cili degjeneroi në ushtrimin e dhunës së rëndë fizike që ish kryeministri ushtroi mbi komandantin e gardës – shtetasin Ndrea Prendi.Salihu eshte njeriu qe i duhet burgut,me shume se kushdo tjeter,salihu vrases rri ne ballkon,te tjeret ne burg

    1. Se sa din te japë interviste Raimonda Nika e dimë te gjithe.
      Kjo Rajmonda le ti trgojë pak publikut se me çfarë merrej Aleksi dhe se sa lidhje kishte ai me politiken.
      Te tregojë edhe reagimin e saj kunder Preç
      Zogajt kur ai shkoj ne varrim.
      Te tregojë edhe takimin qe ka pas Aleksi me shokun e tij perpara se te nisei per ne protestë te cilin e mori si me “zor” te themi sepse i kishte 100 mijë euro borxh dhe siç duket e kishte plenifikuar vrasjen.
      Te trgojë edhe reagimin e babait te Aleksit i cili e ka deklaruar se e di se kush e ka vrarë.
      Aleks Nika ishte thjeshtë nje vjedhes vilash ne itali shok i ngushte i Leksit te druve (Aleks Deda) dhe nje trafikant droge.
      Ai kishte lidhje me politiken sa ç’kam unë me nje astronaut.
      Kjo vrasje po perdoret nga xhaxhai i tij Mark Nika si nje komunist i betuar dhe nga partija socialiste dhjeshte per politikë.
      Kjo eshte e verteta dhe ftojn publikiaht te gjithe gazetarët investigativë qe te zbulojnë te verteten

  6. Bande hajdutesh qe nuk kane te fryre e te sosur me hajnite e tyre . Siç ka krijuar i gjati ine kompanine shteterore per te vjedhur pasurine e Shqiptareve te njejten metode perdori edhe lejfeni ne bashkine e tij , te njejta metoda te kamufluara perdorin te gjithe drejtuesit e ketij sekti . Keta jane kuçedra te parase dhe pushtetit dhe kush mendon se keta i largon me vote gabohen rende , derri do plumbin thote populli . Nuk ka SPAK , FBI apo KGB qe i mposht keta . Revolucioni eshte zgjidhja e vetme .

  7. Tani dihet si do te shkoje kjo pune. Me gjithe ato para gjenden gjithmone ortake te ring.
    Kur luhet nder miq, ka fiq per te gjithe.
    Lali Fiqiretja duke iu dridhur dora do jape ndoca para per ta zbutur pak denimin.
    Ben ca burg por ne fund e nxjeŕin miqte
    e Gjykatores se Nolte pa faj .
    Ne vendim do shkruajne si precedent: mos burgosni kurre nje lope qe te jep mish, qumesht dhe lekure.

  8. Mirelen e keqkuptojne vizualisht dhe mendojne se more ok. per shkak te vesit qe ka me shkelje syri( patologji e vogel).
    Shkeljen e syrit Mirela e ben pa shkak, mos u gaboni.

  9. Sandri oligark ka qene gjithmone edhe mbiemrin e ka te nje paraje te vjetee qe perdornin dikur shqiptaret.

  10. ..As bukë, as brekë s’ju lanë,
    Ju punoni, ata hanë!
    Nuk ju lan’ as pake nderë
    Q’e kini pasur përherë.

    As nder, as turp, as gjak s’kini
    Unji kryet dhe po rrini.
    O shqipetarë barkzbrazur,
    Fustançjerr’ e kembëzbathur
    Zemërohuni një lverë,
    As krenarë, por veç të dhjerë

    1. Pse të zemërohen shqiptarët, kur zgjedhin rrugën më të lehtë, shpopullohen!! Mbani mend, delet e kalojnë gjithë jetën duke u frikësuar nga ujku, vetëm për t’u ngrënë nga bariu.

      1. Faik Konica: Rasti i vetem kur shqiptarët bashkëpunojnë është kur kërcejnë valle!

        PS: Pra, për sa kohë kllouni Rama di t’i bjerë defit për fushatë, dhe t’iu kërkojë tepsi dhe timon (për të vjedhur Shqipërinë), duke ju ofruar tallava, delet normalisht që do jenë të bashkuara duke kërcyer rreth bariut që i premton t’i ruajë nga ujku Sali NonGrata!!

    2. Rama është një klloun, një mashtrues. Kur nje klloun transferohet ne pallatin mbreteror nuk behet mbret po pallati shderrohet ne cirk. Ndaj ki kujdes ke fton ne pallatin tend, mjafton nje klloun per te shkaterruar gjithe ate qe ke ndertuar.

  11. Pamfleti, 7 KORRIK 2024, 15:20

    Pas Metës, Bashës dhe Frangajt, Rama i jep kullën më të lartë 71 kate familjes Berisha.
    Pa kullë nuk ka mbetur as Lulzim Basha.

    Pas kompanisë Klar qëndron biznesmeni Shkëlqim Beshiri, i cili në media është lakuar se qarkullon paratë e Familjes Berisha dhe se pas tij qëndron Shkëlzeni.

    Pas Ilir Metës, Edi Rama po ‘zbut’ me kulla edhe Familjen Berisha. Ditën që firmosi kullën 50 kate për ish-shoferin e Ilir Metës (skraparlliun Fatmir Merkaj), Rama ka firmosur kullën më të lartë për Familjen Berisha, 65 kate, duke zbritur nga froni kullën 60 kate të Gon Papulit.

    “Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë Banimi, Shërbimi dhe Hotelerie 4, 5, 23, 24, 57, 58 dhe 65 mbi tokë me 6 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klar” sh.p.k.”, thuhet në vendimin e KKT.

    Në total kulla do jetë 71 kate. Pas kompanisë Klar qëndron biznesmeni Shkëlqim Beshiri, i cili në media është lakuar se qarkullon paratë e Familjes Berisha dhe se pas tij qëndron Shkëlzeni.
    Sipas mediave, përveç dhëndrit Jamarbër Malltezi, “lavatriçja” me e madhe e miliardave të Shkëlzen Berishës, është Shkëlqim Beshiri, i cili po ndërton pallate, kulla e komplekse vilash në Tiranë, Durrës, Lalz, Vlorë e Himarë; për të cilat, tatimet, Drejtoria e Parandalim-Pastrimit të Parave, Anti-krimi Ekonomik dhe SPAK e dinë që nuk kalojnë në rrugë bankare, por nuk hetojnë se nga vijnë.

    Gjithsesi nuk dihet burimi i parave të investimit për kullën 71 kate, kur vetëm taksa kushton mbi 10 milionë euro.

    SPAK, i cili merret me gazetarin Elton Qynon dhe pensionistin Namik Simixhiun, duket i pafuqishëm për të goditur pastrimin e parave me kulla në Tiranë.

    Shkëlzeni besohet se ka marrë edhe disa kulla të tjera në Tiranë, përmes disa biznesmenëve me lidhje në të dy krahët.

    Ndërkaq, njerëzit që mbulojnë pasuritë dhe që dyshohet se pastrojnë paratë e Ilir Metës, si Fatmir Merkaj, Gentjan Sula, Agron Çela etj., kanë marrë leje për kulla, resorte, kompleks vilash dhe hotele.
    Ndërkaq, njerëzit që mbulojnë pasuritë dhe që dyshohet se pastrojnë paratë e Ilir Metës, si Fatmir Merkaj, Gentjan Sula, Agron Çela etj., kanë marrë leje për kulla, resorte, kompleks vilash dhe hotele.

    Pa kullë nuk ka mbetur as Lulzim Basha.

    Pas kullës “Lion Rezidencë” në hyrje të Parkit të Liqenit, një investim dhjetëra milionë euro dhe ndërtuar pjesërisht mbi pronë publike dhuruar me VKM, qëndrojnë Lulzim Basha dhe Sandër Frangaj, të cilët e kanë ndarë kullën, duke e kaluar në emër të kunetërve Erion Isufi dhe Erion Gina./Prapaskena

    PS: Në 11 korrik të gjithë te sheshi në protestë që të tregoni që jeni të zemëruar, dhe mos harroni secili t’i kërkoni doktor Berishës nga një kullë se Rama ka hapur thesin e po bëhet nami!!

    1. Me sa duket ujku Sali dhe bariu Edvin paskan rënë dakord t’i hanë bashkë delet! Edhe nga burgu shtëpiak, doktori paska arritur të marrë prapë një kullë! Ja, prandaj duhet vula dhe partia, se rritet pazari, nuk mjaftohen më me kockat që hidhte Rama.

  12. Si po i përdor Gjergj Luca për biznesin e tij, 5 anije që Japonia ia dhuroi Ministrisë së Bujqësisë.

    Pamfleti” ka informacion paraprak, se këto 5 anije të shtetit shqiptar, që i i ka marrë dhe po i përdorë Gjergj Luca privatisht pa asnjë detyrim financiar; nën maskën e Koorporatës Japoneze “Kiyomura”, do përdoren për transportimin e emigrantëve afrikanë nga Italia në Shëngjin…

    Ministria Bujqësisë, është dikasteri që ka në administrim dhe mbështet me fonde sektorin e peshkimit; të cilin, prej 11 vitesh, nuk e drejton as Ministri e as Drejtori i Përgjithshëm i Akuakulturë- Peshkimit, por e komandon privatisht Gjergj Luca, nën maskën e shoqatës “Organizata e Peshkimit”, 3 drejtuesit e të cilës janë kapur me trafikim kokaine.

    Përveç sekserizimit të licencave të anijeve e barkave të peshkimit, të fondeve të Ministrisë së Bujqësisë, marrjes së afro 2 milionë Euro nga fondet “IPARD” që BE ka dhënë për fermerët; edhe 4 qendrat e përpunimit të peshkut e restorantet që ka Gjergj Luca, nuk paguajnë taksa e tatime, duke i regjistruar në emër të kompanisë “Rozafa Sh.p.k”.
    Por një informacion nga biznesmenë peshkimi, ka bërë me dije një tjetër skandal, që ka lidhje me favorizimin e peshkatarit Gjergj Luca, duke i dhuruar pasuri, që qeverisë shqiptare ia ka dhuruar Qeveria e Japonisë në kuadër të bashkëpunimit ekonomik.

    Është fjala për 5 anije inspektimi, vrojtimi e servisi teknik në det për anijet gjatë aktivitetit të peshkimit, që Ministria e Ujërave e Peshkimit të Japonisë, ia ka dhuruar Ministrisë së Bujqësisë të Shqipërisë, në harkun kohor të viteve 2021-2023.

    Por këto anije pronë shtetërore, në vend të regjistroheshin në pronësi të Ministrisë së Bujqësisë e të jenë në përdorim nga Drejtoria e Përgjithshme e Akuakulturë- Peshkimit, i janë dhënë në përdorim peshkatarit Gjergj Luca, i cili i ka regjistruar me emrin e kompanisë “Rozafa” që i përdorë privatisht për peshkim e transport.
    Autoritetet shtetërore të Japonisë, janë mashtruar sikur Gjergj Luca, është përfaqësues i gjithë bizneseve të peshkimit; sikur është Drejtor i Sektorit të Peshkimit e Ujërave Detare në Ministrinë e Bujqësisë dhe gjoja këshilltar i kryemistrit Edi Rama për industrinë e peshkimit.

    Kështu e ka prezantuar Babloku para Ambasadorit të Japonisë në Tiranë, Takada Mitsuyuki dhe para Ministrit të Shtetit të Japonisë, Minoru Kiuchi, të cilët i ka çuar për drekë dhe te restoranti i Gjergj Lucës në Labinot-Elbasan.

    Po kështu, Gjergj Lucën, përveçse e ka pajisur me pasaportë shërbimi ndërkombëtare; e ka marrë dy herë në delegacionin qeveritar kur shkoi për nënshkimin e marrëvëshjeve, ku ai ka firmosur për marrjen e 5 anijeve dhuratë, duke e prezantuar si zyrtar të qeverisë për peshkimin dhe drejtues të organizatës së peshkimit, kur Gjergj Luca është një nga 3000 anëtarët.
    Madje, me mandatin si gjoja përfaqësues i qeverisë shqiptare dhe me mashtrimin sikur “Rozafa” është kompani me 60% kapital shtetëror, Gjergj Luca ka lidhur marrëveshje ekonomike peshkimi, import-eksporti e transporti ndërkombëtar me Korporatën Japoneze “Kiyomura”.

    Deri tani, “Pamfleti” ka vetëm informacionin paraprak, se këto 5 anije të shtetit shqiptar, që i ka marrë dhe po i përdorë Gjergj Luca privatisht pa asnjë detyrim financiar; nën maskën e Korporatës Japoneze “Kiyomura”, do përdoren për transportimin e emigrantëve afrikanë nga Italia në Shëngjin./

    (Pamfleti 8 KORRIK 2024, 12:48)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *