• |
ide | kryesore

Me 8 kg kōkainë të fshehura në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

Lajme, Të fundit


Një operacion antidrogë është zhvilluar nga policia financiare e Bolzanos, në zonën komunale të Silandros. Gjatë një kontrolli rutinë, policia sekuestroi rreth 8.5 kilogramë kokainë të fshehur në bordin e një makine që vinte nga Gjermania.

Efektivët e policisë ndaluan makinën me targa italiane që vinte nga Shtutgarti, pasagjerët e së cilës, një italian dhe një shqiptar, shfaqën menjëherë shenja tensioni. Shpjegimet kontradiktore të dy personave për arsyet e udhëtimit zgjuan dyshimet e policisë, të cilët vendosën të kontrollonin mjetin me ndihmën e qenve nuhatës të drogës. Qentë identifikuan, të fshehur në ndarjen e bagazhit, tetë blloqe që përmbanin gjithsej 8,581 kg kokainë, shkruan Ansa.

Droga, e cila sipas vlerësimeve të Guardia di Finanza, nëse do të hidhej në treg do të sillte rreth 1.5 milionë euro, u sekuestrua bashkë me makinën. Shqiptari dhe italiani u prangosën dhe u dërguan në burgun e Bolzanos.

 


1 Comment

  1. I do not even know how I ended up here but I thought this post was great I do not know who you are but certainly youre going to a famous blogger if you are not already Cheers

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *