• |
ide | kryesore

Afera me fondet IPARD, ndryshon drejtori i AZHBR

Arkiva, Lajme, Të fundit


Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural përveçse ka damkën e korrupsionit dhe vjedhjes së mbi 30 milionë eurove nga fondet e Bashkimit Europian përmes programit IPARD, së fundi ka ngelur edhe pa drejtues.

Pak ditë më parë mësohet se është larguar nga kjo detyrë Oltjon Muzaka, i emëruar në kohën kur Ministrinë e Bujqësisë e drejtonte Frida Krifca. Kjo e fundit dyshohet si përgjegjësja kryesore për të gjithë skemën e vjedhjes së fondeve europiane të dedikuara për Shqipërinë.

Me ikjen e Muzakës, në vend të tij është komanduar përkohësisht Ardita Kuçi, e cila ka qenë më parë punonjëse në këtë agjenci që tashmë pothuajse nuk bën asgjë përvcse administron fondet e Skemës Kombëtare për sektorin e bujqësisë.

Zyra antikorrupsion në BE, OLAF, ka konfirmuar zyrtarisht vjedhjen e mbi 30 milionë eurove dhe për këtë ka bllokuar vijimin e programit.

Për aferën në fjalë zyrtarisht ka edhe një hetim paraprak nga SPAK, e konfirmuar kjo një ditë më parë në Kuvend nga kreu i Prokurorisë së Posaçme. Ndërkohë sot mazhoranca bllokoi në Kuvend një mocion për debat të kërkuar nga opozita pikërisht për këtë çështje. Pasi e largoi Frida Krifcën nga Ministria e Bujqësisë, Rama e ka marrë ish-ministren në kabinetin e tij të këshilltarëve. ©LAPSI.al


2 Comments

  1. mjafton ndryshimi i deklarimeve publike si pasojë e rënies së alibive për të krijuar dyshimet e arsyeshme se Sali Berisha është urdhëruesi i vrasjeve të 21 janarit.

    Nga pasditja e 21 janarit 2011 deri në dhjetor të vitit 2016, Sali Berisha ka sajuar dhe ndryshuar me dhjetëra alibi për krimin në bulevard, deri kur më në fund pranoi hapur krimin.Ky kriminel ka vrare qytetaret e tij,ju mereni me milionat

  2. Keta te AZHBR jane thjesht ca patronazhista e hajdute te rilindur qw nuk bejne asnje pune tjeter vec vjedhjes. Gjithe diten i gjen duke pite cigare e alkol te ajo kafja perballe e ngritur me parate e prostitucionit ku tregtohet edhe droge

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *