• |
ide | kryesore

Bayer Leverkusen, Azmoun bën rebelin: Xabi Alonso tërbohet dhe e përjashton

Sport
Azmoun


Ende pa nisur sezoni, 48 orë nga grumbullimi i ekipit dhe Sardar Azmoun, u përjashtua nga grupi me vendim të teknikut Xabi Alonso, i cili e la jashtë skuadrës pa mundësi replikimi. Ish-sulmuesi i Romës bëri një gabim të rëndë dhe në këtë pikë, qëndrimi i tij te Bayer Leverkusen, mund të zgjasë edhe më pak se sa pritej.

AZMOUN I PËRJASHTUAR NGA XABI ALONSO

Pas një sezoni zhgënjyes në Serie A, Roma nuk e ushtroi të drejtën e blerjes dhe Azmoun u kthye në klubin e tij mëmë. Grumbullimi i Bayer Leverkusen filloi të dielën dhe për sulmuesin iranian u mbyll dje kur ai nuk u paraqit në stërvitje, duke tërbuar trajnerin Xabi Alonso. Në fund të seancës lojtari tha se nuk ishte paraqitur për shkak të një problemi mjekësor, por kjo nuk e qetësoi zemërimin e trajnerit spanjoll që pretendonte një paralajmërim.

Lexo më tejXabi Alonso ‘thyen’ merkaton e trajnerëve: vendimi i tij i habit të gjithë

Drejtuesi i klubit Simon Rolfes tha: “Nuk mund të bëhen vetëm kontrollet mjekësore, duhet gjithashtu edhe të stërvitesh. Dje ishte dhe sot jo, kështu që ne duhet të sqarojmë se çfarë po ndodh”. Në prapaskenë të kësaj situatë absurde duket se ka një ofertë të bujshme nga një klub arab dhe Azmoun po bën gjithçka për t’u çliruar me një transferim të lirë, duke synuar përfundimin e menjëhershëm të kontratës, e cila përndryshe do të skadonte në vitin 2027. Një strategji që Luis Alberto u përpoq ta përdorë së fundmi në Itali me Lazion, duke gjetur në anën tjetër grushtin e hekurt të presidentit Lotito, i cili në fund arriti të përfitojë 10.5 milionë nga shitja e tij te katariotët e Al Duhail.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *