• |
ide | kryesore

Halsey drejt fejesës me aktorin?

Paparazzi, Slider


Halsey mund të jetë fejuar me partnerin e saj, Avan Jogia.

Artistja nxiti aludimet pasi u fotografua me një unazë në dorën e majtë, ndërsa të dy shijuan një piknik romantik të shtunën pasdite në New York City.

Dyshja ndezi për herë të parë thashethemet për romancë në shtator 2023, kur u panë duke u puthur në Los Angeles. Muajin tjetër, Halsey e bëri lidhjen  e tyre zyrtare në Instagram kur postoi foto nga paraqitja e tyre në Javën e Modës LA.

Muaj përpara se të dilte publikisht me Jogia, kandidatja për Grammy u nda nga Alev Aydin pas më shumë se katër vitesh së bashku. Ish-çifti ka djalin 3-vjeçar Ender Ridley.

Ndarja me ta është krejtësisht miqësore dhe ata janë bashkë prindër, ata do të rrisin djalin e tyre së bashku”, tha një burim për Page Six në atë kohë.

Halsey më parë kishte qenë e lidhur romantikisht me Matty Healy, Lido, Machine Gun Kelly dhe G-Eazy.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *