• |
ide | kryesore

Kultivoi bimë narkotike, arrestohet 60-vjeçari në Fushë-Krujë

Lajme, Të fundit


Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia në Fushë Krujë pasi kishte kultivuar bimë narkotike. Gjatë kontrollit në vendin e quajtur Fusha e Mejdanit u gjetën në një parcelë me 4 ambiente 80 bimë narkotike të dyshuara të kultivuara nga 60-vjeçari me iniciale R.Xh.

Një pjesë e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *