• |
ide | kryesore

Adele: Do bëj pauzë nga muzika

Paparazzi


Adele ka vendosur të bëjë një pauzë nga muzika pasi të përfundojë koncertet.

“Tani bateria ime është bosh”, tha ajo për “ZDF”. “Nuk kam plane për këngë të reja. Dua një pushim të madh pas gjithë kësaj dhe mendoj se dua të bëj gjëra të tjera krijuese për ca kohë. Madje nuk këndoj as në shtëpi. Sa e çuditshme është kjo?”

Adele publikoi një album në vitin 2021 ndërsa dy vitet e fundit ka bërë koncerte në Las Vegas.

Por arsyeja kryesore për këtë vendim është vëmendja. Më mungon gjithçka që kisha kur nuk isha e famshme, më së shumti që isha anonime. Më pëlqen që mund të krijoj muzikë tërë kohën, kur të dua, njerëzit e përqafojnë dhe e pëlqejnë. Kjo është e paimagjinueshme. Por pjesën e famës, e urrej”, tha artistja ndër të tjera.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *