• |
ide | kryesore

Adele anulon shfaqjet, shkak gjendja shëndetësore

Paparazzi, Slider



Adele dha disa lajme të trishta për fansat të martën kur zbuloi se, për shkak të sëmundjes, asaj i duhet të shtyjë të gjitha datat e ardhshme të shfaqjes së  saj të Weekends With Adele Las Vegas.

Këngëtarja e “Easy On Me” shkoi në Instagram për të njoftuar lajmin dhe shpjegoi: “Mjerisht më duhet të  të ndaloj rezidencën time në Vegas”.

“Isha e sëmurë në fund të shfaqjes së fundit dhe gjatë gjithë rrugës”, shkroi Adele në një postim. “Nuk e kisha mundësinë të shërohesha përpara se të rifillonin shfaqjet dhe tani jam sërish e sëmurë, dhe për fat të keq më ka dëmtuar zërin tim”.

“Kështu që me urdhër të mjekëve nuk kam zgjidhje tjetër veçse të pushoj plotësisht,” shtoi ajo. “Pesë fundjavat e mbetura të kësaj shfaqjeje po shtyhen për një datë të mëvonshme. Ne tashmë po përpunojmë detajet dhe informacioni do t’ju dërgohet sa më shpejt.”

Adele shtoi se “datat e shtyra janë: 1, 2, 8, 9, 15, 16, 22, 23, 29 dhe 30 Mars”.

Këngëtarja përfundoi postimin: “Ju dua, do të më mungoni si e marrë dhe më falni për shqetësimin”

Rezidenca e Adelës në The Colosseum në Caesars Palace filloi në nëntor 2022 dhe ishte caktuar të përfundonte më 15 qershor. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *