• |
ide | kryesore

Britney Spears i kundërpërgjigjet kritikave të Ozzy Osbourne

Paparazzi, Slider


Britney Spears i është kundërpërgjigjur Ozzy Osbourne dhe familjes së tij pas kritikave të fundit ndaj videove të saj duke kërcyer në Instagram.

The Osbournes i quajtën videot e Britney-t si “shumë të trishtuara” gjatë një episodi të podcast-it të tyre të martën. Si kundërpërgjigje, këngëtarja e “Toxic” shkoi në Instagram të mërkurën për të shprehur zhgënjimin e saj me familjen e famshme.

Britney shkroi në një postim të gjatë në Instagram, duke përfunduar me një mesazh të drejtpërdrejtë për Osbournes: “Dua t’i them familjes Osbourne, e cila është familja më e mërzitshme e njohur për njerëzimin, fu*k off!!!”

Në The Osbournes Podcast, Ozzy Osbourne, 75 vjeç, shprehu përbuzjen e tij për këngëtaren pop, duke thënë se ai ishte “i lodhur duke parë Britney Spears në YouTube”.

Duke kërcyer,” sqaroi Sharon Osbourne. “Çdo ditë ”, shtoi Ozzy. “Është e trishtueshme, shumë, shumë, e trishtueshme.” Sharon dhe fëmijët e tyre, Jack dhe Kelly, iu bashkuan kritikës.

“Save Britney,” tha Jack, duke iu referuar kujdestarisë 13-vjeçare të Britney që përfundoi në nëntor 2021.

“E di, më vjen shumë keq për të,” shtoi Kelly. “Për të ardhur keq,” përsëriti Jack.

Me të vërtetë të bën të ndihesh keq,” përfundoi Sharon. “Është zemërthyese”.

 

 

 

 

 

 

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *