Adele u pa së fundmi në MB teksa shëtiste me bashkëshortin e saj agjentin sportiv, Rich Paul.
Adele publikoi një album në vitin 2021 ndërsa dy vitet e fundit ka bërë koncerte në Las Vegas.
“Edhe pse është një turmë e menaxhueshme, ka qenë një shkëmbim emocional. Mendoj se do ta ndiej edhe më shumë pas koncerteve në Mynih. Por është diçka e mirë. Është shkëmbim energjie.
Por arsyeja kryesore për këtë vendim është vëmendja. Më mungon gjithçka që kisha kur nuk isha e famshme, më së shumti që isha anonime. Më pëlqen që mund të krijoj muzikë tërë kohën, kur të dua, njerëzit e përqafojnë dhe e pëlqejnë. Kjo është e paimagjinueshme. Por pjesën e famës, e urrej”, tha artistja ndër të tjera.