• |
ide | kryesore

E pabesueshme, çfarë ndodhi me Bordeaux: klubi historik francez falimentoi zyrtarisht

F1, Sport
Bordeaux


Lajmi ishte në ajër dhe pritej vetëm njoftimin zyrtar. Bordeaux, klubi historik francez, ka falimentuar zyrtarisht. Përpjekjet për t’u blerë nga Fenway Sports Group ishin të kota dhe në fund ata u tërhoqën. Një klub i traditës që rrëzohet, duke i thënë lamtumirë futbollit që ka rëndësi.

BORDEAUX: KU DO TË LUAJË?

Bordeaux pranoi të rifillojë nga kategoria e tretë, ose më saktë National 1. Klubi që ka patur pjesë të tij emblemat e futbollit francez nga Zinedine Zidane, duke kaluar te Youri Djorkaeff për te Christophe Dougarry tashmë do të luajë në nivelet më të ulëta të Francës së futbollit. Kriza financiare ka qenë e paevitueshme dhe negociatat për të shitur klubin të pasuksesshme.

NË VITIN 2018 LUANTE NË EUROPË

Në sezonin 2018-2019, Bordeaux mori pjesë për herë të fundit në një kompeticion evropian, pikërisht në Europa League. Në distancë të pak viteve, erdhi falimentimi që zeron historinë e klubit.

Lexo më tej: Bordeaux shpëton, mbetet në Ligue 2: Presidenti do t’i paguajë biletën të gjithëve në ndeshjen hapëse

FALIMENT “AMERIKAN”

Në vitin 2018 klubi u ble nga dy fonde amerikane të cilat rezultuan të falimentuara. Zgjedhje të gabuara të shoqërisë, shumë gabime të bëra, më pas rënia në Ligue 2 franceze dhe kolapsi i shpejtë. Shumë para të shpenzuara keq dhe borxhe shumë të mëdha për t’u shlyer. Bordeaux tani do të duhet t’ia fillojë nga e para.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *