• |
ide | kryesore

Video/ U godit në kokë në fushë, përfundon në koma farmakologjike: Alberth Elis u operua me urgjencë

Sport, Video
Elis



Sulmuesi i Bordeaux, Alberth Elis, ndodhet në koma farmakologjike që nga mbrëmja e së shtunës për shkak të një dëmtimi të rëndë në kokë. Gjithçka ndodhi në një kontrast të dhunshëm me një kundërshtar, konkretisht Donatien Gomis në sekondën e 34-të të ndeshjes së Ligue 1 mes Girondins dhe Guingamp (rezultati përfundimtar 1-0). Hondurani u ndihmua menjëherë nga mjekët dhe u largua nga fusha me barelë. Më pas ai është dërguar në spital ku, sipas asaj që raportohet, ka qenë i vetëdijshëm.

Lexo më tejBordeaux shpëton, mbetet në Ligue 2: Presidenti do t’i paguajë biletën të gjithëve në ndeshjen hapëse

Vetëm më vonë u mor vendimi për ta vendosur sulmuesin në koma farmakologjike. 28-vjeçari iu nënshtrua edhe një ndërhyrje kirurgjikale gjatë natës. Familja e Elis, shkruan L’Equipe, tani është në pritje të lajmeve, nga frika e dëmtimeve të mundshme neurologjike. Megjithatë, sipas të dhënave fillestare, operacioni ka shkuar mirë. Mbrojtësi i Guingamp, Donatien Gomis, komentoi për atë që ndodhi në fushë: “Ai e preku topin fillimisht, pastaj unë e godita. Për një moment edhe unë u shtanga. Vura re se ai humbi ndjenjat, shpresoj të përmirësohet”.

https://www.youtube.com/watch?v=KLw5jNjxSfk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *