• |
ide | kryesore

Kroteta peshku në fushë, ndalet loja: kontestimi absurd i tifozerive në Rosenborg-Lillestrom

Sport
Lillestrom


Në futboll janë parë protesta të të gjitha llojeve, por ajo që ndodhi në Norvegji ishte e paprecedentë. Gjatë ndeshjes Rosenborg-Lillestrom, në kampionatin vendas, ka ndodhur një protestë surreale nga tifozët e dy skuadrave. Të dy tifozeritë kishin vetëm një objektiv, të sulmonin sistemin VAR.

KUNDËR VAR-it HIDHEN… KROKETA PESHKU

Rosenborg-Lillestrom u vu në qendër të vëmendjes për shkak të protestës së tifozëve, të bashkuar kundër të njëjtit armik. Ndeshja e vlefshme për javën e pesëmbëdhjetë të kampionatit norvegjez është ndërprerë pas rreth tridhjetë minutash lojë. Shkak u bë kontestimi absurd i zhvilluar nga dy tifozët. VAR u prezantua në Norvegji rreth një vit më parë për të ndihmuar arbitrat, por edhe këtu, si në shumë kampionate të tjera, nuk është një mjet shumë i dashur për tifozët.

Lexo më tejPlasin polemikat, Gjermania e tërbuar me Taylor: dhuratë për Spanjën, mister përse nuk ndërhyri VAR

E kështu kur arbitri u thirr nga VAR, tifozët filluan të hedhin dhjetëra e dhjetëra kroketa peshku në terrenin e lojës. Fusha u pushtua fjalë për fjalë dhe ndeshja u ndërpre për të lejuar pastrimin nga këto sende të pazakonta të hedhura në fushë. Të pa kënaqur, tifozët shfaqën edhe një pankartë me kuptim të qartë: “E urrejmë VAR-in, nuk do të dorëzohemi kurrë”. E pas saj u bënë hedhje të tjera, këtë herë me topa tenisi dhe kroketa patatesh.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *