• |
ide | kryesore

Sean Paul zbulon nëse do tërhiqet nga muzika

Paparazzi, Slider


Sean Paul ka zbuluar së fundmi nëse do tërhiqet nga muzika.

“Jo, nuk do tërhiqem,” i tha Paul medias në një video të TikTok, duke shtuar: ” Sa vjen e bëhet më e vështirë. Bëhet më e vështirë sidomos kur kalojnë vitet.”

Por më mban të ri”, vazhdoi interpretuesi i “Temperature”. “Kam lexuar dje një artikull që thoshte nëse merrni pjesë në dy koncerte ose dy festivale çdo muaj, do të fitoni nëntë vjet në jetën tuaj, kështu që unë do të jetoj përgjithmonë! E dini se çfarë dua të them?”

Duke i qëndruar besnik fjalës së tij, Paul nuk po ngadalësohet. Pasi përfundoi disa festivale ndërkombëtare gjatë dy muajve të fundit, ai do të performoj në të gjithë Kanadanë në gusht dhe shtator.

Albumi i fundit i Paul, Scorcha, u publikua në vitin 2022, megjithëse ai ka publikuar disa këngë dhe bashkëpunime gjatë viteve të fundit – duke përfshirë “Light ‘Em Up” me Will Smith për kolonën zanore të Bad Boys: Ride or Die në qershor.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *