• |
ide | kryesore

Diddy akuzohet sërish për sulm seksual

Paparazzi, Slider


Sean ‘Diddy’ Combs po përballet me një tjetër padi, këtë herë nga një ish-studente e Insitutit të Teknoligjisë së Modës në New York, e cila pretendon se reperi e ka droguar dhe përdhunuar në vitet 1990.

April Lampros paditi në Gjykatën Supreme të New York-ut reperin, duke thënë se lidhja mes tyre nisi kur Diddy ishte mentori i saj në industrinë e modës. Ajo u shpreh se e takoi reperin në SoHo Bar në vitin 1995, ku e teproi më alkoolin dhe më pas, ai e çoi në hotel.

Lampros thase ndjeu se dhoma po zvogëlohej dhe se reperi nisi të kryente aktin. Sipas dokumenteve, ajombajti distancë nga Combs për muaj me radhë, derisa ai e kërkoi sërish dhe e ftoi në evente të modës. Gruaja u shpreh se ajo ishte një studente naive dhe u besoi fjalëve të artistit, duke i dhënë një shans të dytë.

Ajo tha se darkuan së bashku dhe reperi e detyroi që t’i bënte seks oral në parking. Ata u pikasën nga roja i parkingut, por Diddy s’e vrau shumë mendjen. Pas ngjarjes, Lampros e injoroi, çka solli acarimin e Diddy-t, i cili e kërcënoi vajzën se do ta nxirrte nga industria e modës.

Rrëfimi i sajvjen pas videos shokuese në të cilën Diddy dhunonte ish-partneren e tij, Cassie.

Jam i neveritur . Kam kërkuar ndihmë profesionale. Kam nisur terapinë, shkova edhe në rehabilitim, sepse duhej t’i kërkoja Zotit të më falte, më duhej mëshirë”, u shpreh Diddy pas videos. Ai nuk e përmendi në asnjë moment emrin e Ventura-s në video dhe nuk i kërkoi asaj falje, por shkroi: “Më vjen vërtet keq”./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *