• |
ide | kryesore

Lazio, toleranca zero: Provedel rrezikon shitjen për frazën që i tha Mandas

Sport
Provedel


Lazio doli fitues nga miqësorja e zhvilluar në Gjermani ndaj Hansa Rostock. Një rezultat i pastër 0-3 që krijon besim te skuadra e teknikut Baroni. Por drejtuesit e Lazios vazhdojnë pandalim synimin e tyre për të eliminuar çdo mosmarrëveshje të vogël brenda dhomave të zhveshjes. Në këtë pikë, askush nuk shpëton, madje as portieri titullar Provedel.

DUALIZMI PROVEDEL-MANDAS

Sezonin e kaluar Ivan Provedel mungoi në fushën e lojës për rreth dy muaj për shkak të një problemi në kavilje. Maurizio Sarri i pari dhe pastaj Tudor i besuan të riut grek Mandas, i cili performoi mirë mes shtyllave bardhekaltër. Tashmë dualizmi është rindezur dhe do të jetë Baroni që të vendosë hierarkinë, me italianin në avantazh.

Lexo më tej: Video/ Lazio, goli i Provedel bën xhiron e botës: “Kam studiuar”

FRAZA QË NUK I PËLQEU LAZIOS

Sipas asaj që raportohet nga Il Messaggero, Ivan Provedel e këshilloi të riun Mandas që të largohej, qoftë edhe në formë huazimi, për të luajtur me vazhdimësi, duke qenë ende i ri. Një diskutim që megjithatë nuk i pëlqeu drejtuesve të Lazios, të cilët e shohin bisedën si një mënyrë që Provedel të mos ketë konkurrencë. Sipas gazetës romane, Claudio Lotito dhe Fabiani janë mërzitur nga fjalët e portierit italian, aq sa nuk e konsiderojnë më as të paprekshëm. Zero toleranca vazhdon te Lazio.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *