• |
ide | kryesore

Profil/ Kush është Petrit Malaj, ministri i ri i Financave

Arkiva, Lajme, Të fundit
Petrit Malaj


Petrit Malaj do të jetë ministri i ri i Financave propozuar sot nga kryeministri Rama në kongresin e Partisë Socialiste. Ai aktualisht mban postin e drejtorit të AKBN.

Malaj është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ka vijuar studimet për Master në “Business Administration” në Universitetin Wisconsin- La Crosse në SHBA , është kualifikuar për “Banking and Finance” në Universitetin Georgetoën, SHBA dhe më pas ka ndjekur një program kualifikimi për Drejtimin e Tregut të Kapitaleve, të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Gjermanisë.

Ai ka një përvojë të pasur pune në sistemin bankar në Shqipëri dhe më pas është angazhuar si Drejtor Ekzekutiv në kompaninë “BDO Albania”, pjesë e BDO International, grupi i pestë më i madh në botë në fushën e Konsulencës Financiare, Auditit dhe Taksave.

Lexo më tej: Balla ikën nga ministër i Brendëm, Elisa e Skënderbeut kryeparlamentare 


5 Comments

  1. Do me thene ky paska qene drejtor i BDO ne Shqiperi dhe pastaj ka shkuar drejtori i AKBN, dhe pastaj po te hapesh faqen nuk gjen asnje gjurme te Petrit Malaj.. Nuk eshte e para here qe na shitet sapuni per djathe, keta jane zarat e pushtetit

  2. Dhe unë thashë se ishte ai aktori…
    Imagjino se si i ka rënë damllaja këtij të shkretit kur i kanë çuar skrinshote nga fjalimet e krytarit suprem; se normalisht ky s’dinte gjë si puna e Peleshit.

    Ç’vend interesant që është Shqipëria, lind gomar dhe nesër zgjohesh kalë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *