• |
ide | kryesore

Selena Gomez reagon pas aludimeve për ndërhyrje plastike

Paparazzi, Slider


Selena Gomez ka reaguar së fundmi ndaj aludimeve se ajo  ka bërë operacione plastike në fytyrë

Pas publikimit të një videoje nga influencuesja Marissa Barrionuevo në të cilën ajo krahason ndryshimet që kanë ndodhur në fytyrën e Gomez, kjo e fundit i është përgjugjur publikisht me një koment:

“Sinqerisht, e urrej këtë gjë. Unë kam bërë thjesht botoks. Kjo është, ndaj më lini të qetë,” ka shkruar ajo.

Marisa nga ana tjetër, i kërkoi falje Gomez me një tjetër video.

Nuk i detyrohesh askujt që t’u tregosh pse nuk dukesh njësoj si kur ishe adoleshente ose në të 20-at”, tha ajo.

Këngëtarja  ka qenë e hapur për betejat e saj shëndetësore ndër vite. Në vitin 2019, ajo zbuloi gjatë një episodi të podkastit “Giving Back Generation” se problemet shëndetësore shpesh bëjnë që pesha e saj trupore të luhatet.

Unë kam lupus dhe jam përballuf me problemin e veshkave dhe presionit të lartë të gjakut prej shumë kohësh. Pikërisht, pasi kjo sëmundje mu shfaq fillova të kuptoj edhe ndryshimet në pjesë të ndryshme të trupit dhe fytyrës,” u shpreh Selena.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *