• |
ide | kryesore

Dosja ”5D”/ Apeli i GJKKO lë në burg ish-drejtorët e bashkisë së Tiranës

Arkiva, Lajme, Të fundit
GJKKO


Apeli i GJKKO ka marrë vendimin për të lënë në burg ish-drejtorët e bashkisë së Tiranës, Redi Mollën, Mariglen Qaton dhe Taulant Tushen.

Lajmi konfirmohet nga gazetari Igli Çelmeta.

Kujtojmë se më 3 korrik Apeli i GJKKO ka rënduar pozitat ligjore për Mariglen Qaton dhe Redi Mollën, duke i konsideruar si grup të strukturuar kriminal.

Në vendimi argumentohet se Apeli i GJKKO nuk pajtohet me kualifikimin e veprës penale nga SPAK dhe Shkalla e Parë, si ‘bashkëpunim i thjeshtë’ si formë bashkëpunimi që ka ekzistuar ndërmjet Redi Mollës dhe Mariglen Qatos.

Ish-drejtorët Redi Molla dhe Mariglen Qato po gjykohen për korrupsion dhe fshehje pasurie, bashkë me Taulant Tushen, i arrestuar më herët nga SPAK.

Në vendimin e Apelit, arsyetohet se Grupi i strukturuar kriminal për kryerjen e një vepre penale nuk formohet rastësisht e nuk është e nevojshme të dallohet për anëtarësi të qëndrueshme, ndarje detyrash, organizim dhe strukturim të zhvilluar.

Apeli i Posaçëm gjithashtu urdhëroi SPAK të hetojë edhe për ndërtimin e një hoteli në Durrës, duke kërkuar nga SPAK duhet të marrë në pyetje shtetasen Jona Bejko, për të mësuar dijeninë që ka, të dhënat apo informacionet që di rreth këtij hoteli.


1 Comment

  1. Grup I strukturuar kriminal!, ? Po sugurisht qe eshte grup I strukturuar kriminal! Po ku jane kokat,ju keni kapur kembet! Koka te ketij grupi dhe e gjithe grupeve te tjera jane : Lali fiku, baxhella Balluku dhe koka e kokave Edvin mavija! O SKAPI mos I bini anes e anes po shkoni te kokat e krimit: Lali- Belinda- Edvun!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *