• |
ide | kryesore

Melli, zbulimi tronditës i të famshmes Perugia-Juventus: “Provuam të binim dakord. Ja kush kundërshtoi”

Sport
Melli


“Në dhomat e zhveshjes ne u përpoqëm të arrinim një marrëveshje me Juventus për të barazuar dhe ata do të kalonin në play-off. Lojtarët e Juventus nuk e pranuan këtë propozim, veçanërisht Davids, Zidane dhe Montero. Ishte një bisedë e fshehtë mes lojtarët më të rëndësishëm. Kemi luajtur një ndeshje të parregullt që përfundoi si përfundoi për një episod”. I ftuar i podkastit ‘Nuk është më e diel’, ish-lojtari i Perugias, Alessandro Melli rrëfen një episod të bujshëm që ndodhi më 14 maj 2000, kur Juventus humbi titullin kampion, të fituar nga Lazio, pas një disfate 1-0 në Umbria, nën një shi i rrëmbyeshëm.

Lexo më tej: I dënuari Arrivabene: “Juventus donte Champions, duhet të thosha në tv se kishim shpenzuar shumë?”

“Ne ishim të shpëtuar dhe nuk kishim asgjë për të kërkuar në atë kampionat – tha Melli -. Juventus duhej të fitonte për të siguruar kampionatin, dhe kjo vinte pas një javë polemikash. Gaucci ishte i lidhur me Lazio dhe Banco di Roma. Gjatë javës presidenti na kërkoi të bënim gjithcka për të fituar dhe se do të na jepte edhe një shpërblim sepse donte që Lazio të fitonte kampionatin, për interesa personale. Nëse do të kishim humbur do të na kishte çuar në Kinë në grumbullim”, e mbylli fjalën e tij Melli.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *