• |
ide | kryesore

Noah Cyrus bën paqe me të ëmën pas zënkës për aktorin

Paparazzi, Slider


Noah dhe Tish Cyrus u fotografuan së bashku për herë të parë në tre vjet pas grindjes së tyre të dyshuar për Dominic Purcell.

Dyshja nënë-bijë u panë së bashku në Los Angeles të hënën. Dyshja, dukej se ishin në humor të mirë teksa dolën nga ndërtesas dhe u larguan me të njëjtën makinë.

Pamja vjen pesë muaj pasi disa media pretenduan se Noah, 24 vjeç, ishte i përfshirë në mënyrë romantike me burrin e tanishëm të nënës së saj përpara se dyshja të bashkoheshin në fund të vitit 2022.

 

“Noah dhe Dominic po e shihnin njëri-tjetrin”, tha një burim për People në fillim të marsit. “Ata ndaluan së takuari njëri-tjetrin dhe më pas Tish filloi diçka me të.”

Noah dyshohet se ishte “e shqetësuar” dhe ” e ofenduar” nga romanca dhe, nga ana tjetër, nuk mori pjesë në dasmën e tyre të gushtit 2023. Pavarësisht përçarjes së supozuar, Noah tentoi të bëjë paqe në maj për ditëlindjen e 57-të të nënës së saj.

Përveç Noah, Tish ndan vajzën Miley, 31 vjeç dhe djalin Braison, 30 vjeç, me ish Billy Ray Cyrus. Ajo është gjithashtu nënë e vajzës Brandi, 37 vjeç, dhe djalit Trace, 35 vjeç, nga një lidhje e mëparshme. Billy Ray më vonë adoptoi dy fëmijët e saj më të mëdhenj.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *