• |
ide | kryesore

Tish Cyrus përballet me kritika: U martove me ish-partnerin e vajzës

Paparazzi, Slider



Tish Cyrus është përballur me kritika së fundmi rreth lidhjes së saj me aktorin e Prison Break, Dominic Purcel.

Thuhet se 56-vjeçarja është martuar me ish partnerin e vajzës së saj, Noah. Tish doli publikisht me romancën e saj me Purcel në nëntor 2022, dhe vetëm disa javë më vonë, Dominc i propozoi – me ndihmën e , Miley Cyrus.

Çifti zbuloi lajmin e fejesës së tyre vetëm në prill të vitit të kaluar, dhe në gusht, ata u martuan në një ceremoni intime në oborrin e shtëpisë së Miley-t në Malibu. Por tani kanë qarkulluar thashetheme për marrëdhënien e Noah me Dominic.

Ajo nuk ishte në dasmën e nënës së saj dhe tani një burim i tha US Weekly se arsyeja ishte sepse Noah thuhet se ka qenë në një lidhje me aktorin përpara se nëna e saj të fillonte të dilte me të.

Gjatë një interviste në podcastin Call Her Daddy në fillim të këtij muaji Tish zbuloi se ajo filloi romancën  me Dominic pasi u nda me Billy Ray Cyrus dhe i dërgoi atij një DM në Instagram.

Megjithatë, një burim pretendon se Noah “po shihte Dominic kur Tish filloi ta ndiqte”, dhe nëna e pesë fëmijëve “ishte në dijeni” për marrëdhënien e vajzës së saj me aktorin. Burimi vazhdoi të pretendonte se Miley kishte siguri jashtë shtëpisë së saj në Malibu kur ceremonia e martesës së nënës së saj po zhvillohej në një përpjekje për të mbajtur jashtë Noah.

Tish dhe Noah ende nuk kanë komentuar mbi dramën e supozuar familjare, dhe burimi i brendshëm pretendoi se Noah ishte “shumë e shqetësuar për faktin se Tish “i vodhi” Dominic”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *